Mediumi zviceran “Blick” ka habitur me një lajm sot në lidhje me yllin nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës.
Futbollisti Granit Xhaka (33) është një figurë e rëndësishme e futbollit dhe idhull për një gjeneratë të tërë.
Sipas gazetës ‘Blick’, çështja ka të bëjë me certifikatë për koronavirusin. Prokuroria e Luzernit ka nisur procedurë penale ndaj kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, lidhur me dyshimet për përdorimin e një certifikate të falsifikuar për vaksinim nga COVID-19.
Sipas raportimit të mediumit zviceran “Blick”, autoritetet po hetojnë nëse certifikata që dëshmonte vaksinimin e Xhakës ishte e rregullt apo ishte lëshuar në mënyrë të parregullt.
Rasti lidhet me një hetim ndaj një mjekeje në Luzern, ordinanca e së cilës ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023 mbi dyshimet se ka lëshuar certifikata të vaksinimit anti-Covid në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrollit, autoritetet kishin sekuestruar materiale që tashmë janë pjesë e hetimeve.Xhaka i ka mohuar akuzat.
Sipas përfaqësuesit të Xhakës, Andreas Bantel, futbollisti i Sunderlandit posedon dokumentacionin nga mjekja që dëshmon se është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe 11 nëntor të vitit 2022.
Xhaka pritet të merret në pyetje nga autoritetet zvicerane në fillim të tetorit.
33-vjeçari pati dalë pozitiv me COVD-19 në shtator të vitit 2021.
Është e qartë se më 6 tetor, Kombëtarja e Zvicrës do të luajë në Luzern, në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Maqedonisë së Veriut.
Pra, sipas raportimit, marrja në pyetje e Xhakës është planifikuar në të njëjtën periudhë kur ai pritet të jetë në Luzern për ndeshjen e Kombëtares.

