Pamje të dërguara në Televizioni News tregojnë një tren duke kaluar në një vendkalim hekurudhor pa trau (rampa) dhe pa sinjalizues, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.
Bëhet fjalë për një aks rrugor që lidh komunën e Likovës me Kumanovën dhe vazhdon drejt pikës kufitare në Bellanoc, duke qenë një nga rrugët më të frekuentuara në këtë zonë.
Sipas shqetësimeve të banorëve, kjo situatë vazhdon prej një kohe të gjatë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë ndërmarrë masa për vendosjen e barrierave apo sinjalizimit adekuat.
Një vendkalim pa trau (rampa) dhe pa sinjalizim, në një rrugë kaq të ngarkuar, paraqet rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.
pamje të dërguara në Televizioni News.

