Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës

15 Shtator, 2026

16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat

15 Shtator, 2026

Aksion: Arrestohen dy persona pas sulmit ndaj zyrtarëve gjatë kontrollit të druve

15 Shtator, 2026

BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitë

15 Shtator, 2026

Edi Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë në Shqipëri

15 Shtator, 2026

BDI godet VLEN-in: Nga lufta kundër bixhozit te festat me paratë e Lotarisë

15 Shtator, 2026

Arrestohet 43-vjeçari në Kumanovë pas sulmit ndaj bashkëshortes

15 Shtator, 2026

Erdhi si refugjat, nisi si enlarës, sot bëhet pronar i një hoteli historik në Zvicër

15 Shtator, 2026

SHBA sinjalizon ndryshim qasje ndaj Ballkanit, mesazhe të forta për Kosovën

15 Shtator, 2026

Abelard Tahiri niset drejt Hagës me Endritin: Presim vendimin lirues për Thaçin dhe shokët e tij

15 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 15 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Aksion: Arrestohen dy persona pas sulmit ndaj zyrtarëve gjatë kontrollit të druve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dy persona të dyshuar për prerje dhe vjedhje të paligjshme të drurit janë arrestuar në fshatin Bansko të Strumicës, pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarë policorë gjatë një kontrolli.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 12:30. Gjatë kontrollit, njëri prej të dyshuarve ka nisur automjetin dhe ka goditur një polic të Frontex-it nga Polonia, e më pas edhe një traktor të drejtuar nga një banor lokal.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka neutralizuar e arrestuar të dy personat, të cilët janë kapur në flagrancë.

Zëvendësdrejtori i “Pyjeve Kombëtare”, Kire Mihajlov, publikoi pamje nga arrestimi, duke paralajmëruar se sulmet ndaj zyrtarëve dhe shkelja e ligjit duhet të kenë pasoja.

Mihajlov kujtoi edhe raste të mëparshme të sulmeve ndaj punonjësve të pyjeve, përfshirë një incident në Bansko në vitin 2014, kur një roje pylli ishte plagosur rëndë, si dhe raste të tjera në Çashkë dhe rajonin e Shtipit.

Ai theksoi se dënimet e larta kanë bërë që sulmet ndaj zyrtarëve gjatë kryerjes së detyrës të jenë më të rralla.

“Herët a vonë, njësoj si në këtë video, do t’i gjejë e njëjta gjë të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin”, deklaroi Mihajlov.

Ai shtoi se punonjësit e MPB-së dhe institucioneve të tjera vazhdojnë ta kryejnë detyrën në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme.

Lexuar: 68

Lajme te ngjashme

BDI godet VLEN-in: Nga lufta kundër bixhozit te festat me paratë e Lotarisë

Arrestohet 43-vjeçari në Kumanovë pas sulmit ndaj bashkëshortes

Osmani shkon në Tirolin e Jugut: BDI kërkon model për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit

Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit do të kenë dy fundjava të zgjatura

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare

Lajmet e fundit

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës

15 Shtator, 2026

16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat

15 Shtator, 2026

Aksion: Arrestohen dy persona pas sulmit ndaj zyrtarëve gjatë kontrollit të druve

15 Shtator, 2026

BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitë

15 Shtator, 2026

Edi Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë në Shqipëri

15 Shtator, 2026

BDI godet VLEN-in: Nga lufta kundër bixhozit te festat me paratë e Lotarisë

15 Shtator, 2026

Arrestohet 43-vjeçari në Kumanovë pas sulmit ndaj bashkëshortes

15 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.