Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shkupjani i zhdukur një muaj e tepër, familja tregon numrin e telefonit ku mund t’u ndihmoni për gjetjen e tij

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kanë kaluar saktësisht një muaj që nga zhdukja e Ljupços dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Familja e tij ka përsëritur sot apelin drejtuar qytetarëve, ndërsa nga institucionet kërkon informacion konkret se çfarë është ndërmarrë deri më tani për gjetjen e tij.

Nipi i tij, Darko, thotë se familja prej një muaji po jeton mes pasigurisë, frikës dhe shpresës, ndërsa paralelisht po përpiqet vetë të mbledhë informacione dhe të rindërtojë lëvizjet e fundit të Ljupços.

“Vetë kërkojmë, vetë mbledhim informacione, vetë përpiqemi të kuptojmë se ku dhe si ka lëvizur gjatë ditëve të fundit. Dhe këtu duhet të pyes publikisht: çfarë po ndodh me kërkimin?”, shkruan Darko.

Sipas tij, edhe pse Ljupço është raportuar si person i zhdukur, familja deri më tani nuk ka marrë informacion konkret nga institucionet për veprimet e ndërmarra në kuadër të kërkimit.

” “

“Unë, si anëtar i familjes, deri më sot nuk kam marrë asnjë informacion konkret nga asnjë institucion se çfarë është ndërmarrë dhe çfarë është kontrolluar. Ljupço është raportuar si i zhdukur, e megjithatë nuk e shohim as në faqen zyrtare të MPB-së në mesin e personave të zhdukur”, thekson ai.

Familja kërkon gjithashtu përgjigje nëse gjatë kërkimit po përdoren pamjet e kamerave të sigurisë nëpër Shkup dhe mundësitë e sistemit “Qyteti i Sigurt”, pasi, siç thotë Darko, ekzistojnë informacione për disa nga lëvizjet e fundit të Ljupços.

“A duhet familja vetë të zbulojë se ku ka lëvizur personi i zhdukur? A duhet ne vetë të kërkojmë kamerat, dëshmitarët dhe gjurmët e tij të fundit? Kush po e udhëheq aktivisht kërkimin për Ljupçon?”, pyet ai.

Darko thekson se familja nuk kërkon asgjë më shumë nga institucionet përveç informacionit se çfarë është bërë gjatë këtij muaji.

“Ljupço nuk është vetëm një numër raportimi. Ljupço është vëlla, dajë, baba, bashkëshort dhe një njeri që ka një familje e cila çdo ditë pret që ai të kthehet në shtëpi”, thuhet në apelin e familjes.

Në të njëjtën kohë, familja u bën thirrje qytetarëve të Shkupit dhe rrethinës që të jenë të vëmendshëm dhe të raportojnë nëse e kanë parë Ljupçon apo nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

“Ju lutemi, shpërndajeni. Mos lejoni që asnjë gjurmë të neglizhohet. Një muaj pa asnjë gjurmë. Ljupço duhet të gjendet”, apelon Darko.

Çdo informacion mund të raportohet në numrin 112 për raste urgjente, në polici në 192, ose te familja përmes Viberit në numrin +43 660 482 5979.

Lexuar: 311

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.