Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urake

13 Shtator, 2026

Kurti mandatohet nga Haxhiu për formim të Qeverisë

13 Shtator, 2026

Olluri: Kushdo që beson se Vetëvendosja ka telashe me Listën Srpska është ahmak, i manipuluar keq

13 Shtator, 2026

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

13 Shtator, 2026

Vetëvendosje propozon Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

13 Shtator, 2026

Nënkryetarja e re e Kuvendit nga Lista Serbe deklaronte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane

13 Shtator, 2026

Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

13 Shtator, 2026

Imrane Veliu Aliu zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së BDI në Çair

13 Shtator, 2026

“Nëse do bisedime eja në Moskë”, Lavrov i përgjigjet Zelenskyt: Nuk na mungon vullneti, por atij i mungon karakteri

13 Shtator, 2026

Shkupjani i zhdukur një muaj e tepër, familja tregon numrin e telefonit ku mund t’u ndihmoni për gjetjen e tij

13 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 13 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Një punonjëse në policinë e Shkupit kapet dy herë duke falsifikuar dokumente

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një punonjëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), e cila në vitin 2021 ishte larguar nga puna për shkak të keqpërdorimeve gjatë lëshimit të dokumenteve personale, ndërsa me vendim gjyqësor në vitin 2025 ishte rikthyer në vendin e punës, tani është arrestuar sërish nën dyshimin për keqpërdorime gjatë lëshimit të patentë-shoferëve.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup po zhvillon hetim ndaj saj dhe 26 personave të tjerë, për disa vepra penale që lidhen me futjen e paligjshme të kategorive në patentë-shoferë, lëshimin dhe përdorimin e tyre.

Sipas Prokurorisë, njëra nga të dyshuarat është punonjëse në MPB – Departamenti për Punë Administrative në Shkup. Ajo dyshohet se në periudhën nga 3 shtatori 2020 deri më 24 gusht 2026, duke përdorur kodin e saj zyrtar dhe autorizimet në sistemin elektronik, në mënyrë të paligjshme ka ndryshuar kërkesa të përgatitura më parë për lëshimin e patentë-shoferëve nga punonjës të tjerë.

Në disa raste, ajo dyshohet se ka refuzuar kërkesat tashmë të përgatitura dhe ka krijuar kërkesa të reja, në të cilat ka futur kategori për të cilat aplikuesit nuk i plotësonin kushtet ligjore. Pas këtyre ndryshimeve, kërkesat janë miratuar dhe janë lëshuar patentë-shoferë me të dhëna të pavërteta.

” “

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se e njëjta punonjëse më herët, gjatë periudhës shkurt–prill 2021, ishte larguar nga vendi i punës dhe më pas ishte pushuar nga puna për shkak të një kallëzimi penal për keqpërdorime në procedurat e lëshimit të dokumenteve personale. Megjithatë, në janar 2025, gjykata e kishte kthyer atë në vendin e punës në Departamentin për Punë Administrative në Shkup.

Kontrolli i brendshëm i MPB-së gjatë hetimit ka konstatuar se, me kategoritë e futura në mënyrë të paligjshme, janë lëshuar patentë-shoferë për 21 persona, ndërsa në një rast patenta ishte ende në procedurë lëshimi. Në tri raste, kërkesat e mëparshme për lëshimin e patentë-shoferëve ishin refuzuar, pas së cilës ishin krijuar kërkesa të reja me kategori për të cilat nuk plotësoheshin kushtet ligjore.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se katër persona kanë vepruar si ndërmjetës, duke bashkëpunuar me punonjësen e MPB-së për lëshimin e paligjshëm të patentë-shoferëve. Ata gjenin persona të interesuar, i lidhnin me zyrtaren dhe koordinonin të gjithë procedurën deri në futjen dhe miratimin e paligjshëm të kategorive në sistemin elektronik dhe lëshimin e patentave.

Gjashtë nga 27 të dyshuarit akuzohen për veprën penale „përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë“, pasi me patentë-shoferët e falsifikuar kanë kaluar kufirin shtetëror. Dy prej tyre i kanë përdorur këto dokumente edhe për të marrë certifikata për shoferë profesionistë në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, të lëshuara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Pas zbulimit të keqpërdorimit, MPB-ja i ka kërkuar Ministrisë së Transportit të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme ndaj personave juridikë që kryejnë trajnime ose ndërmjetësojnë në lëshimin e certifikatave të kompetencës profesionale, si dhe të rishqyrtojë ligjshmërinë e certifikatave të lëshuara më parë.

Për punonjësen e MPB-së dhe dy persona të cilët disa herë kanë përdorur patentat e falsifikuara për të drejtuar automjete në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.

Për 17 persona është kërkuar caktimi i masave të kujdesit, ndërsa shtatë persona janë të paarritshëm për organet e hetimit.

Lexuar: 114

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

Imrane Veliu Aliu zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së BDI në Çair

Shkupjani i zhdukur një muaj e tepër, familja tregon numrin e telefonit ku mund t’u ndihmoni për gjetjen e tij

Nga qendra e Shkupit tek aeroporti për vetëm 8–11 minuta – paralajmërohen dy linja të reja hekurudhore në Shkup

Shtatori do të jetë më i nxehtë për politikën se gushti? Mickoski shpalos hetime të reja për korrupsion!

Lajmet e fundit

Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urake

13 Shtator, 2026

Kurti mandatohet nga Haxhiu për formim të Qeverisë

13 Shtator, 2026

Olluri: Kushdo që beson se Vetëvendosja ka telashe me Listën Srpska është ahmak, i manipuluar keq

13 Shtator, 2026

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

13 Shtator, 2026

Vetëvendosje propozon Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

13 Shtator, 2026

Nënkryetarja e re e Kuvendit nga Lista Serbe deklaronte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane

13 Shtator, 2026

Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

13 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.