Platforma “Liria Ka Emër” ka ndarë skenarin për marshin e sotëm të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së në sheshin “Skënderbeu”.
Folës kryesorë do të jenë kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, si dhe ai i AAK’së, Ardian Gjini, ndërsa nga artistët më të njohur do të performojnë Shkurte Fejza e Arif Vladi.
Organizatorët kanë thënë se kanë ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare shqiptare për të qenë folës në këtë organizim, por se ftesës i janë përgjigjur vetëm Hamza e Gjini.
Marshi do të nisë nga ora 14:00.
SKENARI – MARSHI PËR LIRI
Moderator: Berat Miftari

