Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Beteja e sotme nuk zhvillohet me armë apo për territore, por në shkolla, spitale, gjykata, fabrika, universitete dhe institucione

8 Shtator, 2026

Prej nesër ndryshon moti, shi, stuhi dhe rënie temperaturash, mjekët bëjnë thirrje për kujdes

8 Shtator, 2026

Ngushëllimet për familjen e Mlladiç ‘trazojnë’ Podgoricën, Forumi Shqiptar kërkon shkarkimin e Mandiç

8 Shtator, 2026

Edita Tahiri kritikon liderët politikë: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët dervisha

8 Shtator, 2026

Shpalli kandidaturën për kryetare të LDK-së, Haziri i reagon Hykmete Bajramit

8 Shtator, 2026

Të shtëna në Haraçinë, plagoset 48-vjeçari nga një person që e njihte

8 Shtator, 2026

Tirana vendos flamujt të Maqedonisë, shënohet 35-vjetori i Pavarësisë

8 Shtator, 2026

Pllakë përkujtimore për viktimat e tragjedisë së spitalit modular në Tetovë

8 Shtator, 2026

VLEN: 35 vjet Pavarësi, bashkë ndërtojmë një shtet evropian dhe të barabartë

8 Shtator, 2026

Shasivari: Pavarësia na bashkon. Drejtësia na barazon. Evropa është e ardhmja jonë

8 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 8 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Prej nesër ndryshon moti, shi, stuhi dhe rënie temperaturash, mjekët bëjnë thirrje për kujdes

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas ditëve me temperatura të larta, moti në ditët në vijim pritet të jetë më i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Meteorologët paralajmërojnë se në disa zona mund të ketë edhe stuhi më të fuqishme, të shoqëruara me breshër. Ndryshimi i motit pritet të ndihet edhe përmes temperaturave, të cilat do të shënojnë rënie krahasuar me ditët e nxehta të fundit.

“Nga nesër do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende, paqëndrueshmëria mund të jetë më e theksuar, në formën e stuhive, me erë të fortë, reshje të dendura shiu, bubullima dhe mundësi për paraqitjen e breshrit. Një mot të tillë mund të kemi edhe gjatë fundjavës, pra do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu. Temperaturat maksimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin nga 28 deri në 35 gradë Celsius”, tha Vilen Popovski, meteorolog.

Sipas mjekëve, rënia e menjëhershme e temperaturave pas ditëve të nxehta sjell edhe probleme shëndetësore te personat e caktuar. Sipas mjekes Vjosa Ilazi, një rënie e temperaturës prej rreth 10 gradësh nuk përbën domosdoshmërisht rrezik për një person të shëndetshëm, por situata mund të jetë ndryshe për disa kategori më të ndjeshme.

“Rënia e temperaturave për 10 gradë celsiuz te çdo person i shëndosh nuk ka ndonjë rol, të thuash ekstrem por grupmoshat që janë më të rrezikuara janë grupmoshat që vuajnë sëmundje kronike, për shembull me sëmundje kronike obstruktive pulmonale. Janë pacientët të cilët duhet të kenë shumë kujdes, ato me sëmundje kardiovaskulare gjithashtu duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Tani ka nis edhe sezoni i shkollës, duhet fëmijët të kenë shumë kujdes në qoftë se kanë çrregullime me sistemin respirator dhe duhet të kontrollohen nga mjekët”, tha Vjosa Ilazi, mjeke.

” “

Sipas mjekëve, ndryshimet e shpejta të temperaturës dhe moti i lagësht mund të jenë veçanërisht shqetësuese për personat me probleme të frymëmarrjes. Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë që pacientët me sëmundje kronike të ndjekin terapinë e përshkruar dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm ndaj kushteve të pafavorshme atmosferike. Ndërkohë, gjatë reshjeve të rrëmbyeshme dhe stuhive, qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të pasigurta, ndërsa gjatë paraqitjes së breshrit të kërkojnë strehim në ambiente të sigurta. /Alsat.mk

Lexuar: 176

Lajme te ngjashme

Mickoski: Beteja e sotme nuk zhvillohet me armë apo për territore, por në shkolla, spitale, gjykata, fabrika, universitete dhe institucione

Të shtëna në Haraçinë, plagoset 48-vjeçari nga një person që e njihte

Pllakë përkujtimore për viktimat e tragjedisë së spitalit modular në Tetovë

VLEN: 35 vjet Pavarësi, bashkë ndërtojmë një shtet evropian dhe të barabartë

Shasivari: Pavarësia na bashkon. Drejtësia na barazon. Evropa është e ardhmja jonë

Ahmeti me rastin e Ditës së Pavarësisë: “Përpara bashkë! Напред, заедно!”

Lajmet e fundit

Mickoski: Beteja e sotme nuk zhvillohet me armë apo për territore, por në shkolla, spitale, gjykata, fabrika, universitete dhe institucione

8 Shtator, 2026

Prej nesër ndryshon moti, shi, stuhi dhe rënie temperaturash, mjekët bëjnë thirrje për kujdes

8 Shtator, 2026

Ngushëllimet për familjen e Mlladiç ‘trazojnë’ Podgoricën, Forumi Shqiptar kërkon shkarkimin e Mandiç

8 Shtator, 2026

Edita Tahiri kritikon liderët politikë: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët dervisha

8 Shtator, 2026

Shpalli kandidaturën për kryetare të LDK-së, Haziri i reagon Hykmete Bajramit

8 Shtator, 2026

Të shtëna në Haraçinë, plagoset 48-vjeçari nga një person që e njihte

8 Shtator, 2026

Tirana vendos flamujt të Maqedonisë, shënohet 35-vjetori i Pavarësisë

8 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.