Disa pjesë të Kumanovës gjatë ditës së sotme do të mbeten përkohësisht pa furnizim me energji elektrike, për shkak të ndërprerjeve të paralajmëruara.
Siç njoftojnë nga Elektrodistribucioni, sot, në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit në rrugët “Gjorgje Petrov” dhe “Branko Radiçeviq”.
Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 11:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në lagjen Hajduçka Çeshma, konkretisht në rrugët “524”, “525” dhe “526”, si dhe në një pjesë të rrugës “300”, nga bara deri te magjistralja.
Bëhet fjalë për ndërprerje të paralajmëruara për shkak të intervenimeve në rrjetin distributiv të energjisë elektrike.Kumanovski Muhabeti

