Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

3 Shtator, 2026

Mexhiti: Çairi nis platformë të përbashkët kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve

3 Shtator, 2026

Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje

3 Shtator, 2026

Viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, vdiq një 69-vjeçar nga Gazi Baba

3 Shtator, 2026

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

3 Shtator, 2026

Fatmir Zymberi ia kthen me “kamatë” Bujar Osmanit: “Këto gjashtë hapa, pse nuk i bëtë kur ishit në pushtet?”

3 Shtator, 2026

Teuta Arifi, kritikon ashpër Serbinë!

3 Shtator, 2026

Hoxha: 461,5 milionë denarë për 23.874 fermerë, u realizuan pagesat për drithërat

3 Shtator, 2026

Zv/ministri Sulejmani publikon dokument per paralelet shqipe ne “Penko”

3 Shtator, 2026

Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me rekord prej nëntë medaljesh të fituara

3 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 3 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, vdiq një 69-vjeçar nga Gazi Baba

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vend është regjistruar rasti i shtatë i vdekjes si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, konfirmoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Pacienti i ndjerë ishte 69 vjeç, banor i Komunës së Gazi Babës në Shkup, i cili për më shumë se 38 ditë ishte i shtruar në spital dhe po luftonte me sëmundjen, transmeton Portalb.mk.

“Sa i përket gjendjes me ethet e Nilit Perëndimor, që nga informimi im i fundit kemi një person të vdekur. Bëhet fjalë për pacientin që ishte më gjatë i hospitalizuar – mbi 38 ditë në spital”, tha Klekovski.

Sipas tij, të gjitha rastet më të reja të regjistruara që nga fundjava e këtej janë lokalizuar në pjesën veriore të Shkupit, ndërsa shtoi se tashmë u është kërkuar kryetarëve të komunave t’i kushtojnë vëmendje aktiviteteve në këtë pjesë të qytetit.

Klekovski tha se është regjistruar edhe një rast i ri i dyshimtë, nga lagjja Radishani.

Sa i përket pacientëve të hospitalizuar, ai tha se numri i përgjithshëm aktualisht është 19 persona.

I pyetur se përse të gjitha rastet e vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor janë meshkuj, Klekovski sqaroi se kjo është një karakteristikë demografike e vërejtur edhe në studime të mëdha botërore, ku shkalla e sëmundshmërisë me formën neuroinvazive dhe vdekshmëria janë dukshëm më të larta te meshkujt.

“Studimi më i madh është bërë në Amerikë, me mbi 3.000 raste. Në atë studim është e qartë se edhe morbiditeti, përkatësisht shkalla e sëmundshmërisë me formën neuroinvazive, edhe vdekshmëria janë më të larta te meshkujt”, u përgjigj ai.

Në Maqedoni, shtoi ai, raporti i sëmundshmërisë është 3,7 me 1 në favor të meshkujve krahasuar me femrat.

Ai tha se me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë lidhen edhe dy gjendje të tjera, përkatësisht sëmundja kronike e veshkave dhe goditjet e mëparshme në tru (incidente cerebrovaskulare), të cilat statistikisht prekin më shpesh meshkujt.

“Është e mundur, hipotetikisht, që te meshkujt të jenë më të shpeshta incidentet cerebrovaskulare, pasi e dimë se statistikisht gratë, veçanërisht gjatë një pjese të mirë të jetës, janë të mbrojtura nga incidentet kardiovaskulare”, shtoi Klekovski.

Ndryshe, në konferencën për media më 1 shtator, ministri Klekovski tha se nga fillimi i epidemisë në vend e deri në atë ditë ishin regjistruar 55 raste të personave të prekur nga ethet e Nilit Perëndimor, prej të cilëve 53 raste ishin konfirmuar laboratorikisht.

Ai informoi se është regjistruar edhe një zog i ngordhur, i treti me radhë, te i cili është konfirmuar virusi i Nilit Perëndimor.

Bëhet fjalë për një korb të gjetur në territorin e Komunës së Karposhit, më saktësisht pranë Teatrit të Dramës.

Klekovski u bëri apel qytetarëve që të mos raportojnë zogj të ngordhur prej kohësh, të ngrënë nga kafshë të tjera apo të dekompozuar, pasi te ta nuk mund të kryhen testime.

Ai theksoi se fokusi i raportimeve duhet të jetë te korbat, ndërsa shtoi se vëmendja nga Shkupi tani do të zhvendoset drejt pjesëve të tjera të vendit, pasi situata në kryeqytet është përafërsisht e njohur.

Sipas ministrit, gjetjet nga pjesët e tjera të shtetit do të jenë më të rëndësishme nga aspekti epidemiologjik sesa ato në Shkup.

Për ethet e Nilit Perëndimor nuk ka bar konkret antiviral. Mjekimi ka për qëllim të lehtësojë simptomat në kombinim me pushim, konsumim të lëngjeve dhe barnave për temperaturën dhe dhimbjen. Rastet e rënda shtrohen në spital.

Mbrojtja më e mirë është shmangia e pickimit nga mushkonjat duke përdorur repelentë, duke veshur rroba me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata, duke instaluar rrjeta mbrojtëse në dritare dhe duke e larguar ujin e ndenjur rreth shtëpisë, si vend ku shumohen mushkonjat.

Nëse keni temperaturë të lartë, dhimbje të forta të kokës, bllokim të qafës, konfuzion ose dobësi në krahë ose këmbë pas pickimit nga mushkonja, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

Mexhiti: Çairi nis platformë të përbashkët kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve

Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

Fatmir Zymberi ia kthen me “kamatë” Bujar Osmanit: “Këto gjashtë hapa, pse nuk i bëtë kur ishit në pushtet?”

Teuta Arifi, kritikon ashpër Serbinë!

Lajmet e fundit

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

3 Shtator, 2026

Mexhiti: Çairi nis platformë të përbashkët kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve

3 Shtator, 2026

Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje

3 Shtator, 2026

Viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, vdiq një 69-vjeçar nga Gazi Baba

3 Shtator, 2026

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

3 Shtator, 2026

Fatmir Zymberi ia kthen me “kamatë” Bujar Osmanit: “Këto gjashtë hapa, pse nuk i bëtë kur ishit në pushtet?”

3 Shtator, 2026

Teuta Arifi, kritikon ashpër Serbinë!

3 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.