Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk ka frikë nga hetimi për kredinë hungareze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur në lidhje me hetimin e Hungarisë për dyshimet për abuzim me detyrën dhe keqmenaxhim në “Eximbank”, në pronësi të shtetit, ku përmendet edhe kredia prej një miliard eurosh për Maqedoninë, Mickoski tha se kjo është një çështje e brendshme e Hungarisë dhe shpreson që institucionet atje të dalin me një deklaratë në lidhje me kredinë.”Absolutisht nuk kam frikë sepse e gjithë kjo është pjesë e partneritetit tonë strategjik dhe është konfirmuar nga të dy parlamentet dhe qeveritë. Fondet janë shpenzuar në mënyrë transparente. Mirënjohja ime për Hungarinë si partneri ynë strategjik, sepse në një kohë kur po përpiqeshim ta nxirrnim vendin nga falimentimi për shkak të borxheve të qeverisë bandite të LSDM-së dhe BDI-së, ata ishin të parët që na erdhën në ndihmë”, tha Mickoski nga promovimi i automjeteve komunale.

