Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Stuhi e fuqishme në Qipro, një person humb jetën – dy të plagosur

30 Gusht, 2026

Skriningu i gjirit në Maqedoninë e Veriut dështon në praktikë, Ministria ende kërkon zgjidhje

30 Gusht, 2026

Sot zbulohet lapidari i Triumf Rizës, 19 vjet pas vrasjes

30 Gusht, 2026

Drejtoresha e SHFK “Penko” mohon mbylljen e paraleles shqipe: Vendimi është në përputhje me ligjin dhe rajonizimin

30 Gusht, 2026

SKANDAL: Maturantëve të mjekësisë ju ndalohet të regjistrohen në fakultete tjera, pasi kanë aplikuar MASH ndron rregulloren

30 Gusht, 2026

Tetovari bie nga skela dhe ndërron jetë në vendin e punës në Gjermani

30 Gusht, 2026

Sot mbahen homazhe në Malishevë për policin Altin Kryeziu

30 Gusht, 2026

Moti me diell dhe ngrohtë në RMV

30 Gusht, 2026

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

30 Gusht, 2026

Kurti e Abdixhiku takohen në ‘terr’, a do të del sonte ‘tymi i bardhë’ nga Kuvendi?

30 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 30 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Skriningu i gjirit në Maqedoninë e Veriut dështon në praktikë, Ministria ende kërkon zgjidhje

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pavarësisht se skriningu për kancerin e gjirit në Maqedoninë e Veriut çalon në praktikë dhe për këtë tani më kanë alarmuar mjekët dhe Revizioni, Ministria e Shëndetësisë arsyetohet se po punohet për zgjidhje më efikase, shkruan Portalb.mk.

Të pyetur për zvarritjen dhe mos gjetjen e zgjidhjes për këtë problem i cili shfaqet për vite të tëra, Ministria Shëndetësisë për Portalb.mk u arsyetua se gjatë periudhës së fundit po punohet në përmirësimin e modelit të zbatimit të tij, me qëllim kalimin drejt një skriningu më të organizuar, të bazuar në popullatë, me përfshirje më të madhe dhe ndjekje më të mirë të pacienteve përgjatë gjithë procesit nga identifikimi dhe ftesa për skrining, përmes ekzaminimit mamografik dhe rezultatit përfundimtar, deri te diagnostikimi dhe trajtimi i mëtejshëm kur është e nevojshme.

Nga atje thonë se aktualisht të dhënat nga zbatimi i deritanishëm tregojnë se ka hapësirë për përmirësim të ndjeshëm të përfshirjes, organizimit të terminëve, kohës deri në marrjen e rezultatit përfundimtar dhe ndjekjes së pacienteve me rezultate që kërkojnë diagnostikim të mëtejshëm.

Këto mangësi janë në linjë me gjetjet e Entit Shtetëror të Revizionit, i cili ka evidentuar dobësi në organizimin dhe zbatimin e programeve për skriningun e zbulimit të hershëm të sëmundjeve malinje.

Në lidhje me pyetjen e Portalb.mk se sa gra kanë mbetur pa skrining, ministria thotë se nuk mund të përcaktohet automatikisht një numër i tillë. Nga atje sqarojnë se duhet bërë dallim ndërmjet popullatës së synuar, grave që janë ftuar ose kanë caktuar termin dhe grave që e kanë realizuar mamografinë.

“Pikërisht për këtë arsye, një nga drejtimet e rëndësishme të reformës është përmirësimi i cilësisë, ndërlidhjes dhe gjurmueshmërisë së të dhënave. Aktualisht po punohet në formularë të rinj dhe të përmirësuar për raportimin e sëmundjeve malinje, të cilët duhet të mundësojnë regjistrim më cilësor dhe më të strukturuar të rasteve dhe lidhjen e tyre me sistemin kombëtar të informacionit shëndetësor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtuan se parashihet që këto të dhëna gradualisht të integrohen me platformat digjitale “Termini im”, “Shëndeti im” dhe skrining.mk, në mënyrë që pacientja të ndiqet nga ftesa për skrining, përmes mamografisë dhe rezultatit, deri te diagnostikimi dhe trajtimi.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm riaktivizimi i një funksionaliteti të caktuar, por vendosja e një modeli më të mirë dhe më të qëndrueshëm të skriningut të organizuar. Sistemi duhet të sigurojë përfshirje më të madhe, rezultate në kohë, vazhdimësi të kujdesit dhe, çka është veçanërisht e rëndësishme, mundësi që pacientja të ndiqet përgjatë gjithë procesit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Programet e skriningut për kancerin e qafës së mitrës dhe të gjirit përfaqësojnë një ndër mekanizmat kryesorë për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje dhe përmirësimin e rezultateve shëndetësore në popullatë.

Megjithatë, analiza e periudhës 2021–2024 tregon se këto programe përballen me një sërë sfidash strukturore dhe operacionale që kufizojnë efektivitetin e tyre.

Një tjetër sfidë madhore është mbulimi i ulët i popullatës së synuar. Për skriningun e kancerit të gjirit, mbulimi varion nga 0.8% deri në 5.4%, ndërsa për kancerin e qafës së mitrës nga 10.3% deri në 15.5%.

Këto nivele janë dukshëm më të ulëta se standardet evropiane dhe nuk mundësojnë arritjen e ndikimit të dëshiruar në nivel popullate. Si rrjedhojë, shumica e rasteve të kancerit vazhdojnë të zbulohen në faza të avancuara, gjë që reflektohet edhe në faktin se rreth 80% e pacientëve fillojnë trajtimin në stadet e mëvonshme të sëmundjes.

Radiologu Argjend Imeri vlerësoi se skriningu ekziston në letër, por jo në jetën e grave. Ai tha se kanceri i gjirit nuk pret që sistemi shëndetësor të organizohet dhe se një grua mund të ndihet krejtësisht mirë ndërkohë që një tumor i vogël rritet në heshtje.

“Pikërisht këtu qëndron kuptimi i skriningut: jo të diagnostikojë sëmundjen pasi ajo të bëhet e dukshme, por ta zbulojë përpara se të ketë kohë të bëhet më e rrezikshme. Kjo nuk është më një ide e re. Suedia e provoi në praktikë që në fund të viteve 1970. Ndjekja për dekada tregoi se përfitimi nuk ishte kalimtar. Evropa ndërtoi mbi këtë përvojë. Vendet me programet më të suksesshme nuk presin që gratë të kujtohen vetë për mamografinë. Ato identifikojnë popullsinë e synuar, dërgojnë ftesa, caktojnë intervale të rregullta, monitorojnë pjesëmarrjen dhe sigurohen që një rezultat i dyshimtë të mos humbasë në rrugën nga radiologjia te biopsia dhe trajtimi”, tha Imeri.

LEXO: Gjiri i harruar: Kur skriningu ekziston në letër, por jo ende në jetën e grave
Ndryshe, në disa institucione shëndetësore publike, kapacitetet e kufizuara të stafit dhe organizimit ndikojnë në dinamikën e planifikimit dhe zbatimin e procedurave dhe trajtimit shtesë diagnostikues. Vëllimi i shtuar i aktiviteteve që lidhen me skriningun në raste të caktuara ndikon në disponueshmërinë e ekzaminimeve të rregullta diagnostikuese dhe kontrolluese në departamentet e radiologjisë, me një rënie në numrin e takimeve të rregullta të regjistruara në disa institucione shëndetësore publike.

Nuk është krijuar kornizë gjithëpërfshirëse normative dhe strategjike për skriningun e organizuar që përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve të përfshira, gjë që ndikon në koordinimin dhe vazhdimësinë në zbatimin e programeve të skriningut. Mungesa dhe shpërndarja e pabarabartë e stafit, veçanërisht në radiologji, citologji dhe patologji, përbën një rrezik për zbatimin e vazhdueshëm dhe cilësor të shërbimeve të skriningut. Pajisjet dhe infrastruktura diagnostikuese nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë, dhe sistemet e informacionit nuk ofrojnë lidhje dhe shkëmbim të plotë të të dhënave, gjë që e bën të vështirë menaxhimin e skriningut dhe monitorimin sistematik të rezultateve të programit.

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Drejtoresha e SHFK “Penko” mohon mbylljen e paraleles shqipe: Vendimi është në përputhje me ligjin dhe rajonizimin

SKANDAL: Maturantëve të mjekësisë ju ndalohet të regjistrohen në fakultete tjera, pasi kanë aplikuar MASH ndron rregulloren

Moti me diell dhe ngrohtë në RMV

MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor, Sulejmani: Nxënësit do t’i kenë librat në kohë

ERËRA TË FUQISHME NË KUMANOVË, DËMTOHEN KULMET E DISA OBJEKTEVE

Hoxha refuzon varrimin me flamur kombëtar në Tetovë, flet për parime fetare, familja e quan mohim identiteti

Lajmet e fundit

Stuhi e fuqishme në Qipro, një person humb jetën – dy të plagosur

30 Gusht, 2026

Skriningu i gjirit në Maqedoninë e Veriut dështon në praktikë, Ministria ende kërkon zgjidhje

30 Gusht, 2026

Sot zbulohet lapidari i Triumf Rizës, 19 vjet pas vrasjes

30 Gusht, 2026

Drejtoresha e SHFK “Penko” mohon mbylljen e paraleles shqipe: Vendimi është në përputhje me ligjin dhe rajonizimin

30 Gusht, 2026

SKANDAL: Maturantëve të mjekësisë ju ndalohet të regjistrohen në fakultete tjera, pasi kanë aplikuar MASH ndron rregulloren

30 Gusht, 2026

Tetovari bie nga skela dhe ndërron jetë në vendin e punës në Gjermani

30 Gusht, 2026

Sot mbahen homazhe në Malishevë për policin Altin Kryeziu

30 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.