Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar

30 Gusht, 2026

Erdogan: Operacionet e kërkim-shpëtimit pas përmbysjes së anijes vazhdojnë

30 Gusht, 2026

Rusia akuzon SHBA-në se e sheh Evropën si një fushë beteje të mundshme bërthamore

30 Gusht, 2026

Në Maqedoni nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës

30 Gusht, 2026

Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve

30 Gusht, 2026

Kim Mehmeti: Flamuri kombëtar nuk është qefin për ta mbuluar kufomën e cilitdo shqiptari!

30 Gusht, 2026

Sezoni i ajvarit nis me çmime të larta: Për shumë familje, tashmë është luks

30 Gusht, 2026

Me 1 shtator nis viti i ri shkollor

30 Gusht, 2026

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në zonën e Stublinë-Doberqanit, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

30 Gusht, 2026

Edhe policia gjermane në kërkim të autorit të krimit në Zvicër

30 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 30 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kim Mehmeti: Flamuri kombëtar nuk është qefin për ta mbuluar kufomën e cilitdo shqiptari!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Kim Mehmeti

A e keni vënë re se sa të zëshëm, të zellshëm dhe euforikë janë ‘dijetarët’ që merren me gabimin e ndonjë hoxhe katundi?

E, nga ana tjetër, sa të heshtur janë kur duhet të flasin për ata që e shitën Shqipërinë; për shqiptarët që u bënë pronarë të drogës; për mediat ku debatues dhe atdhetarë të denjë promovohen ish-UDB’ashë të sojit të „shehollëve“ e „nafiçegranëve“; për faktin se te ne droga shitet edhe nëpër shkolla tetëvjeçare; për të vërtetën se ‘bamirësit’ tanë më të mëdhenj për të ndërtuar faltore e shkolla janë narko-dilerë; për atë se në çdo lagje shqiptare ke me dhjetëra narkomanë; se lumenjtë dhe pasuritë tona natyrore zhduken dhe shndërrohen në kazane mbeturinash…

Dhe a e dini pse ata, me kaq zell, na këshillojnë neve, shqiptarëve myslimanë, se si duhet ta praktikojmë fenë, ndërsa heshtin si të pagojë kur shohin, nëpër debatet televizive, se udbashët janë ata që flasin për më të shenjtën që kemi – UÇK’në dhe e përcaktojnë atdhetarinë dhe patriotizmin shqiptar?

Pra ata e dinë shumë mirë se si duhet të duket një shqiptar mysliman, por nuk e shohin shqiptarin që e zhvat popullin e vet, sepse nëse do ta shanin hajdutin, narko-dilerin, shitësin e interesave shqiptare apo pronarin e shitur të medias, do të mbeteshin pa grazhdin që ua mbush ‘Aleanca e Qelbësirave’.

Dhe a e keni vënë re se sulmet ndaj ‘radikalizmit islam’ shtohen pikërisht atëherë kur disa mediave – pra, disa gropave septike ku derdhen ujërat e zeza të shoqërisë shqiptare – u hapet kapaku dhe prej tyre përhapet era e qelbur e parave të pista të ardhura nga Beogradi?

Sidoqoftë, mos harroni: ka shumë ‘mendimtarë’ tani që profesian të vetëm kanë antislamizmin, që paguhen vetëm që ta irritojnë shumicën e shqiptarëve me përkatësi fetare islame, që ta dëmtojnë më të bukurën që kemi – shumësinë fetare – dhe kështu t’i çojnë shqiptarët myslimanë të ndihen inferiorë ndaj të krishterëve.

Përndryshe, e njoh personalisht hoxhën e Llacës dhe do të doja të kishte sa më shumë si ai dhe sa më pak nga ata hoxhallarë që janë duke e arabizuar botën shqiptare.

Në fund, diçka që duhej ta thosha në fillim: Kujdes me flamurin tonë kombëtar!

Ai nuk është një copë pëlhure me të cilën mund të mbulohet çdo kufomë dhe Flamuri nuk duhet të përdoret për të fshehur fytyrën e hajdutit, spiunit, narko-dilerit apo të atij që e shet interesin kombëtar.

Flamuri është nderi dhe simboli i një kombi, andaj mos e ktheni në qefin për kufomën e cilitdo shqiptari! (Kim Mehmeti)

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar

Në Maqedoni nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës

Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve

Sezoni i ajvarit nis me çmime të larta: Për shumë familje, tashmë është luks

Me 1 shtator nis viti i ri shkollor

Shkupjanët shpëtuan nga mushkonjat, angazhimi i shtuar i institucioneve dha rezultate

Lajmet e fundit

Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar

30 Gusht, 2026

Erdogan: Operacionet e kërkim-shpëtimit pas përmbysjes së anijes vazhdojnë

30 Gusht, 2026

Rusia akuzon SHBA-në se e sheh Evropën si një fushë beteje të mundshme bërthamore

30 Gusht, 2026

Në Maqedoni nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës

30 Gusht, 2026

Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve

30 Gusht, 2026

Kim Mehmeti: Flamuri kombëtar nuk është qefin për ta mbuluar kufomën e cilitdo shqiptari!

30 Gusht, 2026

Sezoni i ajvarit nis me çmime të larta: Për shumë familje, tashmë është luks

30 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.