Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Skriningu i gjirit në Maqedoninë e Veriut dështon në praktikë, Ministria ende kërkon zgjidhje

30 Gusht, 2026

Sot zbulohet lapidari i Triumf Rizës, 19 vjet pas vrasjes

30 Gusht, 2026

Drejtoresha e SHFK “Penko” mohon mbylljen e paraleles shqipe: Vendimi është në përputhje me ligjin dhe rajonizimin

30 Gusht, 2026

SKANDAL: Maturantëve të mjekësisë ju ndalohet të regjistrohen në fakultete tjera, pasi kanë aplikuar MASH ndron rregulloren

30 Gusht, 2026

Tetovari bie nga skela dhe ndërron jetë në vendin e punës në Gjermani

30 Gusht, 2026

Sot mbahen homazhe në Malishevë për policin Altin Kryeziu

30 Gusht, 2026

Moti me diell dhe ngrohtë në RMV

30 Gusht, 2026

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

30 Gusht, 2026

Kurti e Abdixhiku takohen në ‘terr’, a do të del sonte ‘tymi i bardhë’ nga Kuvendi?

30 Gusht, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë, deri në 1 mijë në ditë

30 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 30 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Drejtoresha e SHFK “Penko” mohon mbylljen e paraleles shqipe: Vendimi është në përputhje me ligjin dhe rajonizimin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtoresha e SHFK “Petar Zdravkovski – Penko” në Komunën e Butelit, Mevlide Kryeziu, ka reaguar ndaj informacioneve të publikuara në disa media lidhur me pretendimet për “mbylljen e paraleles në gjuhën shqipe” në këtë shkollë, përcjell tetova1

Kryeziu i ka demantuar këto pretendime, duke theksuar se shkolla nuk ka marrë asnjë vendim për mbylljen e një paraleleje për shkak të gjuhës së mësimit apo përkatësisë etnike.

Sipas saj, gjatë regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2026/2027 është zbatuar rajonizimi dhe legjislacioni në fuqi, në përputhje me nenin 63 të Ligjit për arsimin fillor dhe vendimin e Këshillit të Komunës së Butelit.

Ajo thekson se kriteri i vetëm i zbatuar ka qenë përkatësia e nxënësit ndaj rajonit të shkollës dhe se ky kriter është zbatuar në mënyrë të barabartë për të gjithë nxënësit, pa dallim të gjuhës së mësimit apo përkatësisë etnike.

“Si drejtoreshë e SHFK ‘Petar Zdravkovski – Penko’, theksoj qartë se veprimet e ndërmarra nga shkolla nuk janë vendime personale të drejtorit, por zbatim i ligjit për arsim fillor, udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe vendimit të Këshillit të Komunës së Butelit për rajonizimin e shkollave fillore”, thuhet në demant.

Kryeziu shprehet gjithashtu se asnjë nxënës nuk është refuzuar për shkak se kërkon të ndjekë mësimin në gjuhën shqipe.

Sipas drejtoreshës, riorganizimi i paraleleve është bërë edhe për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve, dukuri që, siç thekson ajo, është e pranishme edhe në disa shkolla të tjera.

Ajo shton se, nëse në të ardhmen do të ketë kërkesa të reja dhe rritje të numrit të nxënësve, me krijimin e kushteve të nevojshme, në shkollë do të hapen përsëri paralele shtesë në gjuhën shqipe.

Demanti i plotë:

“DEMANT

Lidhur me informacionet e publikuara në disa media për gjoja “mbylljen e paraleles në gjuhën shqipe” në SHFK “Petar Zdravkovski – Penko”, Komuna e Butelit

Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, SHFK “Petar Zdravkovski – Penko” demanton informacionet e publikuara në disa media lidhur me pretendimet për “mbylljen e paraleles në gjuhën shqipe”.

Si drejtoreshë e SHFK “Petar Zdravkovski – Penko”, theksoj qartë se veprimet e ndërmarra nga shkolla nuk janë vendime personale të drejtorit, por zbatim i ligjit për arsim fillor, udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe vendimit të Këshillit të Komunës së Butelit për rajonizimin e shkollave fillore, vendim i cili është miratuar unanimisht, që do të thotë se si udhëheqëse e institucionit jam unaza e katërt e zbatimit të ligjit dhe vendimeve përkatëse.

Si drejtuese e institucionit, detyra ime është të zbatoj dhe të respektoj ligjet dhe vendimet e institucioneve të lartpërmendura.

Shkolla nuk ka marrë asnjë vendim për mbylljen e paraleles për shkak të gjuhës së mësimit apo përkatësisë etnike. Gjatë regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2026/2027 është zbatuar rajonizimi dhe legjislacioni në fuqi, në përputhje me nenin 63 të Ligjit për arsimin fillor dhe vendimin e Këshillit të Komunës së Butelit.

Kriteri i vetëm i zbatuar ka qenë përkatësia e nxënësit ndaj rajonit të shkollës, në mënyrë të barabartë për të gjithë nxënësit, pa dallim të gjuhës së mësimit apo përkatësisë etnike. Asnjë nxënës nuk është refuzuar për shkak se kërkon të ndjekë mësimin në gjuhën shqipe.

Ky vendim është marrë edhe në interesin më të mirë të fëmijëve dhe me qëllim të ruajtjes së qëndrueshmërisë së paraleleve, duke pasur parasysh se në të kaluarën pranimi i nxënësve jashtë rajonit ka ndikuar në numrin e nxënësve dhe ka krijuar rrezik për zvogëlimin apo mbylljen e paraleleve në shkollat e Komunës së Çairit.

Njëkohësisht, zvogëlimi i numrit të nxënësve është një dukuri e përgjithshme që vërehet në disa shkolla. Në rastin konkret, jemi të detyruar të bëjmë riorganizimin e paraleleve, në përputhje me Ligjin për arsimin fillor, udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe vendimin e Këshillit të Komunës së Butelit.

Theksojmë se nëse në të ardhmen do të ketë kërkesa të reja dhe rritje të numrit të nxënësve, me krijimin e kushteve të nevojshme, në shkollën tonë do të hapen përsëri paralele shtesë në gjuhën shqipe, pa asnjë pengesë.

SHFK “Petar Zdravkovski – Penko” respekton të drejtën e çdo fëmije për arsimim dhe për arsimim në gjuhën e tij dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë profesionale, transparente dhe të barabartë për të gjithë nxënësit, duke respektuar ligjet dhe vendimet e institucioneve kompetente”, përfundojnë nga SHFK “Petar Zdravkovski – Penko” – Komuna e Butelit./tetova1.mk

Lexuar: 41

Lajme te ngjashme

Skriningu i gjirit në Maqedoninë e Veriut dështon në praktikë, Ministria ende kërkon zgjidhje

SKANDAL: Maturantëve të mjekësisë ju ndalohet të regjistrohen në fakultete tjera, pasi kanë aplikuar MASH ndron rregulloren

Moti me diell dhe ngrohtë në RMV

MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor, Sulejmani: Nxënësit do t’i kenë librat në kohë

ERËRA TË FUQISHME NË KUMANOVË, DËMTOHEN KULMET E DISA OBJEKTEVE

Hoxha refuzon varrimin me flamur kombëtar në Tetovë, flet për parime fetare, familja e quan mohim identiteti

Lajmet e fundit

Skriningu i gjirit në Maqedoninë e Veriut dështon në praktikë, Ministria ende kërkon zgjidhje

30 Gusht, 2026

Sot zbulohet lapidari i Triumf Rizës, 19 vjet pas vrasjes

30 Gusht, 2026

Drejtoresha e SHFK “Penko” mohon mbylljen e paraleles shqipe: Vendimi është në përputhje me ligjin dhe rajonizimin

30 Gusht, 2026

SKANDAL: Maturantëve të mjekësisë ju ndalohet të regjistrohen në fakultete tjera, pasi kanë aplikuar MASH ndron rregulloren

30 Gusht, 2026

Tetovari bie nga skela dhe ndërron jetë në vendin e punës në Gjermani

30 Gusht, 2026

Sot mbahen homazhe në Malishevë për policin Altin Kryeziu

30 Gusht, 2026

Moti me diell dhe ngrohtë në RMV

30 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.