Gjatë një takimi me rreth 70 përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se shqiptarët e Luginës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.
Diskutimet u përqendruan te zhvillimet aktuale dhe vështirësitë që prekin shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Sanxhak, si dhe te domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme institucionale e shoqërore.
Kurti deklaroi se Republika e Kosovës do t’i përkrahë qytetarët e Luginës përmes formave të ndryshme, duke përfshirë studentët, fëmijët dhe kategori të tjera.Ai nënvizoi gjithashtu se Kosova po e ngre në arenën ndërkombëtare çështjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

