Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut?

29 Gusht, 2026

PLD i kërkoi Qeverisë të distancohet nga glorifikimi i Ratko Mlladiqit: “Nuk ka vend për madhështimin e personave të dënuar për gjenocid”

29 Gusht, 2026

Intelektualja kumanovare Rexhije Avdiu Xheladini: “29 Gushti 1988 – një ditë që nuk duhet të harrohet”

29 Gusht, 2026

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

29 Gusht, 2026

Astrit Iseni ironizon BDI-në: “Shtabit Sot” i ngatërrohen kabllat, konkursi për policë dhe ai për nxënës janë dy gjëra të ndryshme

29 Gusht, 2026

Nusja e re e rreh vjehrrën dhe e plagos vjehrrin me thikë

29 Gusht, 2026

Lorik Cana shoqëron sportistët e Shqipërisë dhe të Kosovës në vizitë fshatit arbëresh

29 Gusht, 2026

Shkupi synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli, Mucunski propozon linjë direkte ajrore

29 Gusht, 2026

Shqipet në Berlin duke punuar në 165 metra lartësi

29 Gusht, 2026

Stuhia e fuqishme godet Zvicrën

29 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 29 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Intelektualja kumanovare Rexhije Avdiu Xheladini: “29 Gushti 1988 – një ditë që nuk duhet të harrohet”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Rexhije Avdiu Xheladini
Sot shënohet përvjetori i demonstratave të 29 gushtit 1988 në Kumanovë, ngjarje kjo që zë një vend të rëndësishëm në kujtesën e përpjekjeve të shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat e tyre. Në ato demonstrata u ngrit fuqishëm kërkesa për rikthimin e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe – një kërkesë e drejtë dhe jetike për ruajtjen e gjuhës, arsimit dhe identitetit kombëtar.
Por zëri i atyre që protestuan nuk u prit me mirëkuptim nga sistemi i atëhershëm komunist. Shumë shqiptarë u përndoqën, u arrestuan dhe u dënuan me vite të gjata burgimi. Familje të tëra jetuan nën frikë, presion dhe pasoja që vështirë se mund të përshkruhen me fjalë. Ne e paguajtëm një çmim të rëndë për diçka që ishte e natyrshme dhe funksionale deri në vitin 1987/88: të drejtën e nxënësve shqiptarë për t’u arsimuar në gjuhën e tyre amtare.
Sot, pas kaq shumë vitesh, në një kohë kur flasim për demokraci, liri dhe barazi, kam zgjedhur heshtjen.
Jo sepse ajo periudhë është harruar.
Jo sepse sakrifica e atyre njerëzve ka humbur rëndësinë e vet.
Dhe jo sepse kujtesa është zbehur.
Përkundrazi.
Ka heshtje që lindin nga harresa, por ka edhe heshtje që lindin nga kujtesa e tepërt. Heshtja ime këtë herë është e tillë: ajo mban brenda respektin për të kaluarën, por edhe zhgënjimin për mënyrën se si shumë prej atyre që sakrifikuan janë trajtuar ndër vite.
Shumë prej njerëzve që humbën vite të jetës së tyre në burgje, që përjetuan përndjekje, presione dhe pasoja të rënda për veten dhe familjet e tyre, sot janë lënë në harresë. Emrat dhe kontributet e tyre nuk kanë marrë gjithmonë vendin që meritojnë në kujtesën tonë kolektive. Ndërsa përkrahësit e politikave antishqiptare të asaj kohe, fatëkeqësisht kanë vazhduar të kenë fjalën kryesore edhe në sistemin demokratik. Për ironi të fatit disa ishin edhe më diferencues nga se pritej të jenë, pikërishtë për po ata njerëz që skakrifikuan më sublimen e tyre në çdo periudhë kohore.
Politika shqiptare ka ditur shpesh ta përmendë sakrificën në përvjetorë e në fjalime, por jo gjithmonë ka ditur t’u japë respektin, mirënjohjen dhe vendin e merituar atyre që atë sakrificë e kanë përjetuar në jetën e tyre.
Historia jonë as nuk filloi e as përfundoi në vitin 1988.
Vitet që pasuan sollën sfida, përplasje dhe sakrifica të tjera. Erdhi edhe konflikti i vitit 2001 në Maqedoni, me viktimat, plagët dhe historitë e veta. Çdo periudhë ka njerëzit e saj që në rrethana të ndryshme dhanë shumë për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Asnjë sakrificë nuk duhet të përdoret për të zbehur një sakrificë tjetër. Asnjë kontribut nuk duhet të harrohet vetëm sepse koha ka kaluar ose sepse rrethanat politike kanë ndryshuar.
Historia nuk duhet të kujtohet vetëm në ditët e përvjetorëve, me fjalime, fotografi dhe deklarata. Ajo duhet të kujtohet me përgjegjësi. Me drejtësi. Me respekt për njerëzit që e jetuan dhe e paguan atë histori.
Prandaj, kam zgjedhur heshtjen.
Por jo heshtjen e harresës.
Kam zgjedhur një heshtje që mban brenda kujtimet e një kohe të vështirë; dhimbjen e familjeve që vuajtën; krenarinë për ata që patën guximin të kërkonin të drejtat e tyre dhe zhgënjimin për ata që me kalimin e viteve, mbetën në margjinat e kujtesës sonë.
Një heshtje në shenjë respekti për të gjithë ata që sakrifikuan, pavarësisht periudhës në të cilën vepruan.
Një heshtje që njëkohësisht ngre një pyetje:
A dimë t’i nderojmë njerëzit që bënë histori edhe atëherë kur nuk na duhen më për fjalimet tona politike?
Sepse kontributi i vërtetë nuk duhet të matet me interesat e së tashmes, as kujtesa historike të ndahet sipas përkatësive ose nevojave politike.
Sakrificat e së kaluarës meritojnë më shumë se fjalë.
Meritojnë kujtesë.
Meritojnë drejtësi.
Dhe, mbi të gjitha, meritojnë mirënjohje që nuk skadon me përfundimin e një përvjetori./TV NEWS

Lexuar: 59

Lajme te ngjashme

Astrit Iseni ironizon BDI-në: “Shtabit Sot” i ngatërrohen kabllat, konkursi për policë dhe ai për nxënës janë dy gjëra të ndryshme

Nusja e re e rreh vjehrrën dhe e plagos vjehrrin me thikë

Shkupi synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli, Mucunski propozon linjë direkte ajrore

“Viktor Makedonija”: Si e njoha Fatmir Shehollin dhe çfarë raporte kam pasur!

Studentja e Universitetit të Tetovës pjesë e programit ndërkombëtar kërkimor në Gjermani

Xhamia e fshatit Llacë reagon për rastin e “xhenazes” me flamur kombëtar: “Do ta demaskojmë të pavërtetën, nuk luajmë lojën e grupit të Deçanit”

Lajmet e fundit

Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut?

29 Gusht, 2026

PLD i kërkoi Qeverisë të distancohet nga glorifikimi i Ratko Mlladiqit: “Nuk ka vend për madhështimin e personave të dënuar për gjenocid”

29 Gusht, 2026

Intelektualja kumanovare Rexhije Avdiu Xheladini: “29 Gushti 1988 – një ditë që nuk duhet të harrohet”

29 Gusht, 2026

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

29 Gusht, 2026

Astrit Iseni ironizon BDI-në: “Shtabit Sot” i ngatërrohen kabllat, konkursi për policë dhe ai për nxënës janë dy gjëra të ndryshme

29 Gusht, 2026

Nusja e re e rreh vjehrrën dhe e plagos vjehrrin me thikë

29 Gusht, 2026

Lorik Cana shoqëron sportistët e Shqipërisë dhe të Kosovës në vizitë fshatit arbëresh

29 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.