Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor, Sulejmani: Nxënësit do t’i kenë librat në kohë

29 Gusht, 2026

Kurti: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë po cenohen

29 Gusht, 2026

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

29 Gusht, 2026

‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë

29 Gusht, 2026

ERËRA TË FUQISHME NË KUMANOVË, DËMTOHEN KULMET E DISA OBJEKTEVE

29 Gusht, 2026

Hoxha refuzon varrimin me flamur kombëtar në Tetovë, flet për parime fetare, familja e quan mohim identiteti

29 Gusht, 2026

Rreziku nga përhapja e zjarreve vazhdon të jetë i lartë

29 Gusht, 2026

Komisioni Evropian Glorifikim nuk ka vend në BE

29 Gusht, 2026

Glorifikimi i Mlladiqit, reagon Qeveria e RMV-së

29 Gusht, 2026

31-vjeçari në fshatin Opajë u arratis nga policia, drejtonte makinën pa patentë

29 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 29 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për ndalim të përdorimit të gjuhës së rëndë e sharjeve në mes të shqipatrëve duke theksuar se ‘’e kemi amanet prej rilindësve: Feja e shqiptarit është shqiptaria’’.

Çitaku, ka shtuar edhe se, ‘’kemi varre të përbashkëta, kemi dhimbje të përbashkëta, kemi fitore të përbashkëta, kemi një atdhe të përbashkët’’, duke nënkuptuar se përçarja ndërfetare është e paarsyeshme.

Ajo ka shtruar pyetjen se “Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?”

Postimi i plotë:

Aman, ndalnu pak.

Ndalnu veç një minutë. Para se me shkru. Para se me sha. Para se me e pa tjetrin si armik.

Mendoni.

Kush na don të ndamë?

Kush na don të përçamë?

Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?

Kemi kaluar tepër shumë si popull për me ra sot në këtë grackë.

E kemi amanet prej rilindasve: Feja e shqiptarit është shqiptaria.

Mos u bëni mashë në beteja që nuk janë tonat. Mos i sillni luftërat e të tjerëve në shtëpitë tona. Mos lejoni që urrejtja e dikujt tjetër të bëhet urrejtja jonë.

Se në këtë tokë, katolikë e myslimanë, besimtarë e ateistë, kemi jetuar bashkë, kemi qarë bashkë, kemi rezistuar bashkë.

Në ditët më të vështira nuk e kemi pyetur njëri-tjetrin si i lutemi Zotit, apo a i lutemi fare.

Kemi pyetur: A je me mua? A je për liri? A je për Kosovën?

Dhe kemi qenë bashkë.

Kjo është Kosova jonë.

Një shtëpi ku kambana e kishës dhe ezani i xhamisë nuk janë kërcënim për njëri-tjetrin. Ku besimi është personal, por atdheu është i përbashkët.

Mos lejoni askënd të na e helmojë këtë.

Kemi varre të përbashkëta. Kemi dhimbje të përbashkëta. Kemi fitore të përbashkëta. Kemi një atdhe të përbashkët.

Aman, ruajeni.

Sepse na kanë nda mjaft të tjerët përgjatë historisë.

Mos e ndajmë ne njëri-tjetrin.

Lexuar: 45

Lajme te ngjashme

Kurti: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë po cenohen

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Shqipëria përballë dy padive arbitrazhi për aeroportin e Vlorës

PLD i kërkoi Qeverisë të distancohet nga glorifikimi i Ratko Mlladiqit: “Nuk ka vend për madhështimin e personave të dënuar për gjenocid”

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Shqipet në Berlin duke punuar në 165 metra lartësi

Lajmet e fundit

MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor, Sulejmani: Nxënësit do t’i kenë librat në kohë

29 Gusht, 2026

Kurti: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë po cenohen

29 Gusht, 2026

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

29 Gusht, 2026

‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë

29 Gusht, 2026

ERËRA TË FUQISHME NË KUMANOVË, DËMTOHEN KULMET E DISA OBJEKTEVE

29 Gusht, 2026

Hoxha refuzon varrimin me flamur kombëtar në Tetovë, flet për parime fetare, familja e quan mohim identiteti

29 Gusht, 2026

Rreziku nga përhapja e zjarreve vazhdon të jetë i lartë

29 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.