Një 31-vjeçar nga fshati Opajë i Likovës është arrestuar nga policia e Kumanovës, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar gjatë një kontrolli në trafik. Pas ndjekjes, policia ka konstatuar se i riu drejtonte automjetin pa pasur të dhënë provimin e shoferit.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 28 gusht 2026, rreth orës 16:00, në fshatin Opajë.
Policia ka tentuar të ndalojë një automjet „Toyota“ me targa të Kumanovës, por drejtuesi nuk iu bind sinjalit për ndalim dhe vazhdoi lëvizjen.
Pas masave të ndërmarra nga policia, automjeti është ndaluar dhe gjatë kontrolleve është konstatuar se S.A. (31) e drejtonte makinën pa e pasur të dhënë provimin për patentë shoferi.
Me udhëzim të prokurorit publik, 31-vjeçari është shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është sekuestruar.
Nga Sektorin per Pune te Brendshme-SPB Kumanovë bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 31-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

