Maqedonia e Veriut po riafirmon angazhimin e saj për sigurinë e përbashkët dhe rolin aktiv brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Para takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), u zhvillua një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Gjatë takimit u theksua se Maqedonia e Veriut ka vendin, zërin dhe përgjegjësinë e saj në NATO, veçanërisht në një periudhë kur Aleanca përballet me sfida serioze në fushën e sigurisë.
Në këtë kuadër, u nënvizua rëndësia e një angazhimi aktiv dhe kontributit konkret të vendit në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Aleancës.
Pjesëmarrja dhe kontributi i Maqedonisë së Veriut në strukturat e NATO-s mbeten pjesë e rëndësishme e politikës së saj të sigurisë dhe mbrojtjes.

