Dy ngjarje të rëndësishme, mesazhe për lidhje dhe vlera që bashkojnë
Sot u shënua pjesëmarrja në dy ngjarje të rëndësishme, të cilat përcjellin mesazhe të forta për të ardhmen, bashkëpunimin dhe ruajtjen e vlerave njerëzore.
Njëra prej tyre ishte vendosja e gurthemelit të autostradës Shkup–Bllacë, projekt që pritet të afrojë edhe më shumë Shkupin me Prishtinën, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, lidhjet ekonomike dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, u zhvillua edhe një aktivitet kushtuar Nënë Terezës, figurës me prejardhje nga Shkupi dhe simbolit universal të humanizmit, solidaritetit dhe kujdesit ndaj njerëzve./
Dy ngjarje, dy mesazhe të fuqishme: të ndërtojmë ura që na afrojnë dhe të ruajmë vlerat që na bashkojnë./Televizioni NEWS

