Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, së bashku me këshilltarin komunal Lirim Jashari, ka zhvilluar një takim me kryesinë e Klubit të Futbollit “Vllaznimi” nga fshati Orizare, Komuna e Likovës, klub që garon në Ligën e Tretë.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e klubit, sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë për mbështetjen e mëtejshme të sportit dhe të rinjve të kësaj zone.
“Futbolli vendor është një bazë e rëndësishme për zbulimin e talenteve të reja dhe për forcimin e komunitetit. Do të vazhdojmë të jemi pranë klubeve dhe sportistëve që punojnë me përkushtim për të ardhmen e sportit,” është shprehur Sadiku Shaini.
Suksese KF Vllaznimi!/TELEVIZIONI NEWS

