Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për kryeqytetin.
Pllana ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana.
Rasti është duke u trajtuar nga Trafiku i Kryeqytetit.

