Mirënjohje për Avni Nezirin nga drejtuesja e Policisë së Frontex
Avni Neziri është nderuar me mirënjohje nga shefja e Policisë së Frontex, për arritjet, sukseset dhe angazhimin e tij në bashkëpunimin me Policinë e Frontex.
Mirënjohja vjen si vlerësim për punën dhe kontributin e dhënë në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët, së bashku me kolegët e tij.
Neziri ka shprehur kënaqësinë për këtë vlerësim, duke theksuar se rezultatet janë arritur falë bashkëpunimit, profesionalizmit dhe angazhimit të përbashkët me kolegët dhe strukturat e Frontex.
Ky vlerësim përbën një tjetër dëshmi të rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional në forcimin e sigurisë dhe menaxhimin profesional të kufijve./Televizioni News

