Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi rreth 1,600 diploma profesionale pa trajnime

18 Gusht, 2026

Trump: Aktualisht s’ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin

18 Gusht, 2026

“Po de që dy vjet s’kemi qeveri” – Komenti në Kuvend i kushton me përjashtim të resë nga Obiliqi

18 Gusht, 2026

Gërvalla: Ikja nga takimet është përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar

18 Gusht, 2026

“Boks” mes kolegëve në Spitalin Klinik të Tetovës!

18 Gusht, 2026

ASh: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të vihet në pikëpyetje

18 Gusht, 2026

Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

18 Gusht, 2026

AKI: Asnjë këngëtar shqiptar s’ishte pjesë e manifestimit për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

18 Gusht, 2026

BDI ngre pikëpyetje nëse VLEN-i është i bashkuar! VLEN: Jemi në fazën përfundimtare të regjistrimit si parti

18 Gusht, 2026

Gjyqi për vrasjen e Tupac: Dëshmitari thotë se natën e të shtënave ishte kaos total

18 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI ngre pikëpyetje nëse VLEN-i është i bashkuar! VLEN: Jemi në fazën përfundimtare të regjistrimit si parti

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Duke publikuar këtë dokument nga Regjistri Qendror të datës 17 gusht, opozitarja BDI thotë se VLEN-i para qytetarëve paraqiten si një subjekt i bashkuar, por dokumenti dëshmon se Lëvizja BESA vazhdon të figurojë si parti aktive, me Bilall Kasamin kryetar dhe me autorizim të pakufizuar. Duke u nisur nga kjo, integristët akuzojnë se “VLEN-i ekziston si emër për propagandë dhe se partitë, kryetarët, vulat dhe interesat personale vazhdojnë veç e veç”.

“ S’Vlen-i është një strukturë e inxhinieruar për ta copëzuar votën shqiptare, për ta ulur peshën e saj politike dhe për t’ua dorëzuar vendimmarrjen qendrave të tjera të interesit. Mjegulla rreth organizimit, financimit dhe sponsorëve politikë të këtij projekti vetëm i shton dyshimet për qëllimin e vërtetë të tij. Një mashtrim politik, i paketuar si bashkim. Një grup interesash personale, i shitur si kauzë kombëtare”, thonë nga BDI.

I pyetur për këto, zëdhënësi i VLEN-it Driton Sulejmani, tha se VLEN nuk funksionon më si i ndarë dhe se janë në fazën përmbyllëse të procedurave juridike, të cilat sipas tij, shumë shpejt do të çojnë deri në regjistrimin zyrtar të partisë në regjistër Qendror.

“Jemi duke punuar edhe për një seli të përbashkët, sepse nëse e shihni tani punën tonë po e zhvillojmë në disa objekte. Jemi në fazat përfundimtare, është duke u punuar në këtë drejtim. Nuk ka dyshime që VLEN-i tashmë është një subjekt politik, ashtu po funksionojmë, funksionimin e kemi si një subjekt, mirëpo janë disa procedura më shumë teknike të cilat ende nuk kemi arritur t’i përfundojmë dhe janë në përfundim e sipër”, u shpreh Driton Sulejmani, zëdhënës i VLEN.

VLEN u formua si koalicion i partive opozitare shqiptare për zgjedhjet e vitit 2024, duke bashkuar BESA-n, Alternativën, Lëvizjen Demokratike dhe njërin krah të Aleancës për Shqiptarët, të cilat si VLEN u bënë pjesë e qeverisë me VMRO-DPMNE dhe ZNAM-in. Pas zgjedhjeve, koalicioni nisi procesin e bashkimit politik dhe në maj 2026 pesë subjektet përbërëse u shkrinë në një subjekt të vetëm politik me emrin VLEN.

Lexuar: 51

Lajme te ngjashme

“Boks” mes kolegëve në Spitalin Klinik të Tetovës!

ASh: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të vihet në pikëpyetje

Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

AKI: Asnjë këngëtar shqiptar s’ishte pjesë e manifestimit për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Në Shkup sonte spërkatja e 13-të kundër mushkonjave, ndërsa Infektivi mbushet me pacientë me ethe të Nilit Perëndimor

Kush e “shpëtoi” Maqedoninë nga ndarja, rrëfimi i ish-ambasadorit?

Lajmet e fundit

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi rreth 1,600 diploma profesionale pa trajnime

18 Gusht, 2026

Trump: Aktualisht s’ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin

18 Gusht, 2026

“Po de që dy vjet s’kemi qeveri” – Komenti në Kuvend i kushton me përjashtim të resë nga Obiliqi

18 Gusht, 2026

Gërvalla: Ikja nga takimet është përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar

18 Gusht, 2026

“Boks” mes kolegëve në Spitalin Klinik të Tetovës!

18 Gusht, 2026

ASh: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të vihet në pikëpyetje

18 Gusht, 2026

Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

18 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.