Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

7 Shtator, 2026

“Karadaku” pushton Majën e Jezercës – 2694 metra mbi nivelin e detit

7 Shtator, 2026

Gjesti arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

7 Shtator, 2026

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

7 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 7 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rasti Grubi trondit BDI-në: Ku janë sot ata që dje ishin pranë tij?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rasti i Artan Grubit dhe aktakuza e re për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore po duket se po hapin një tjetër front, atë brenda vetë BDI-së, shkruan portali maqedonas, bulevar.mk.

Ndërsa udhëheqësia e partisë po tregohet e kujdesshme në deklaratat për ish-zëvendëskryeministrin e parë, nga rrethi i Grubit tashmë vijnë kritika të hapura ndaj strukturave drejtuese të BDI-së.

Aktivisti partiak Artin Spahiju ka deklaruar publikisht se Grubi është lënë i vetëm në këtë betejë, “pa zërin dhe aktivitetin e organizatës sonë”, duke e akuzuar drejtpërdrejt udhëheqësinë aktuale të partisë, të cilën e quan “Politbyro” e BDI-së.

Spahiju kujton gjithashtu se disa prej njerëzve që sot janë pjesë e strukturave drejtuese të BDI-së, sipas tij, pozitat e tyre i kanë ndërtuar edhe falë mbështetjes së Grubit pas Kongresit të vitit 2019 dhe proceseve të mëvonshme brendapartiake.

Edhe statusi i Rami Mislimit, pronar i portalit “Tetova Sot”, shkon në të njëjtin drejtim, duke vënë në fokus heshtjen e funksionarëve të BDI-së ndaj Grubit. Mislimi ngre pyetjen se ku është solidariteti i njerëzve me të cilët Grubi për vite të tëra ka ndarë pushtetin, vendimmarrjen dhe përgjegjësinë politike.

Sipas tij, nuk kërkohet ndërhyrje në drejtësi, por të paktën një qëndrim njerëzor dhe moral ndaj një bashkëpunëtori të dikurshëm. Kjo e bën edhe më të dukshme pyetjen: ku janë sot bashkëpunëtorët e dikurshëm të Grubit? Përballë akuzave dhe procedurave ndaj tij, shumica e funksionarëve të lartë të BDI-së kanë zgjedhur heshtjen.

Nuk kërkohet nga ata të ndërhyjnë në punën e Prokurorisë apo Gjykatës, por mbetet pyetja pse nuk kanë shprehur as një qëndrim politik apo moral ndaj një njeriu me të cilin për vite ndanë pushtetin, vendimmarrjen dhe përgjegjësinë politike. Edhe mesazhet e BDI-së dhe Ali Ahmetit nuk kanë qenë krejtësisht të njëjta. Nga partia fillimisht shmangën përmendjen e drejtpërdrejtë të Grubit, ndërsa më pas deklaruan se ndaj tij nuk ka prova. Ahmeti, ndërkohë, tha se Grubi duhet të përgjigjet nëse e ka keqpërdorur besimin e tij, por njëkohësisht kërkoi që “gjëja e parë” të jetë lirimi i tij nga arresti shtëpiak. Kështu, rasti Grubi po shndërrohet gjithnjë e më shumë edhe në një test për raportet brenda BDI-së. Partia duket se është përballë një dileme: nëse e mbron Grubin, merr përsipër edhe barrën politike të rastit; nëse distancohet, rrezikon përplasjen me kampin e tij.

Dhe pyetja që mbetet është e thjeshtë: pse ata që dje ishin pranë Grubit, sot heshtin? Kujtojmë se kundër ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, dhe gjashtë personave të tjerë tashmë është ngritur aktakuzë. Gjykimi është caktuar të nisë më 24 gusht, ndërsa Grubi mbetet në arrest shtëpiak. bulevar.mk.

Lexuar: 350

Lajme te ngjashme

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

“Karadaku” pushton Majën e Jezercës – 2694 metra mbi nivelin e detit

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

Gjendet i vdekur një i burgosur në burgun e Idrizovës

Lajmet e fundit

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

7 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.