Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pankartat në protestë: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt /FOTO

15 Gusht, 2026

Thaçi: S’ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë

15 Gusht, 2026

Padi kundër dy personave që shkruan ‘UÇK’ te shoqata serbe në Kumanovë, njëri 18, tjetri 16 vjeç

15 Gusht, 2026

Ferdi Alili 10 vite përkushtim në Restaurant Holiday në Kumanovë

15 Gusht, 2026

Mickoski: Është zgjidhur problemi me prodhuesit e specave

15 Gusht, 2026

Flakë apokaliptike në Kroaci/ Digjen makina e banesa, dhjetëra të lënduar

15 Gusht, 2026

Gjenden mbetje mortore të tre personave në varrezën masive në Kalludër

15 Gusht, 2026

Kosovari i arrestuar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte, s’është veteran i UÇK-së

15 Gusht, 2026

Thaçi homazhe tek varri i Arber Xhaferit

15 Gusht, 2026

Ademi: Ali Ahmeti është ‘mbreti’!

15 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 15 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Thaçi: S’ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nuk ka ekzistuar dokument për ndarjen e Maqedonisë dhe se ideja për ndarjen e vendit është nxjerrë nga pseudo-akademikë të UDB-së, thotë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke përgënjeshtruar deklaratën e para dy ditëve të kreut të integristëve Ali Ahmeti.

“Për ndarjen e Maqedonisë nuk ka pasur dokument. Kanë qenë disa pseudoakademikë në atë kohë, të instruktuar nga UDB-ja e Serbisë, të cilët e nxorën këtë ide. Ajo s’ka qenë ide e Akademisë së Shkencave dhe as Arben Xhaferi nuk ka dokument, sepse nuk ekziston. Ali Ahmetit atëherë UDB-ja i ka thënë: kjo është rruga që mund ta shkatërrosh organizimin politik të shqiptarëve. Dhe ai flet palidhje, na paska ekzistuar dokument”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Këto komente vijnë pasi në shënimin e përvjetorit të 25-të të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas fjalës së ish-ministrit Vllado Buçkovski se ka pasur plan për ndarjen e Maqedonisë, konfirmoi se ai e ka pasur në dorë atë projekt të ndarjes.

“Kishte dilemë nëse duhej të lihej kriza të çonte jo vetëm në shembje e VMRO-DPMNE-së, do të ishte shembje e shtetit, sepse ishte evidente se nisën të dilnin informacionet se përgatitet terreni për ndarje, për shpërnguljen e popujve, linja – nëse dikush i ndjek me vëmendje veprimet ushtarake në prill, maj, qershor 2001, do të tregohet se atë periudhë, 3 muaj, punohej për ndarjen eventuale”, tha Vllado Buçkovski, ish-ministër i Mbrojtjes (2001).

“Po, unë e kam pasur projektin e ndarjes z.Buçkovski! Dhe e kam pasur prej autoriteteve të larta! Dhe unë nuk e kam pranuar! Sepse shqiptarët e Shkupit nuk do të ishin me mua bashkë. Unë do të isha Shqipëri, por Shkup, Kumanovë, Strugë, Kërçovë, Prilep, Veles, të gjithë do të ishin jashtë kufijve të Shqipërisë”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i PDSH-së, Thaçi, paralajmëroi se nëse Ahmeti vazhdon me këso deklaratash, do ta padisë në gjyq në emër të Arben Xhaferit, sepse sipas Thaçit, një denoncim i tillë është i palejueshëm.

Lexuar: 33

Lajme te ngjashme

Padi kundër dy personave që shkruan ‘UÇK’ te shoqata serbe në Kumanovë, njëri 18, tjetri 16 vjeç

Ferdi Alili 10 vite përkushtim në Restaurant Holiday në Kumanovë

Mickoski: Është zgjidhur problemi me prodhuesit e specave

Thaçi homazhe tek varri i Arber Xhaferit

Ademi: Ali Ahmeti është ‘mbreti’!

AfD kundër Ambasadës Gjermane në Shkup për financimin e një shfaqjeje LGBT, faktet e demantojnë pretendimin

Lajmet e fundit

Pankartat në protestë: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt /FOTO

15 Gusht, 2026

Thaçi: S’ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë

15 Gusht, 2026

Padi kundër dy personave që shkruan ‘UÇK’ te shoqata serbe në Kumanovë, njëri 18, tjetri 16 vjeç

15 Gusht, 2026

Ferdi Alili 10 vite përkushtim në Restaurant Holiday në Kumanovë

15 Gusht, 2026

Mickoski: Është zgjidhur problemi me prodhuesit e specave

15 Gusht, 2026

Flakë apokaliptike në Kroaci/ Digjen makina e banesa, dhjetëra të lënduar

15 Gusht, 2026

Gjenden mbetje mortore të tre personave në varrezën masive në Kalludër

15 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.