Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka shpërndarë një mesazh të fortë mbështetës për kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka publikuar një fotografi të liderit të BDI-së, ku e përshkruan atë si figurën kyçe të ndryshimit dhe proceseve politike në vend.
“Ndryshimi i vërtetë mban vulën e një emri: Ali Ahmeti! 👑 AA”, ka shkruar Ademi në profilin e tij zyrtar, shoqëruar edhe me simbolin e kurorës.

