Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Livia feston 30-vjetorin, ja shkrimi në tortë që mori gjithë vëmendjen

13 Gusht, 2026

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

13 Gusht, 2026

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

13 Gusht, 2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gusht, 2026

Fehim Sali nga Dragashi dyshohet të jetë i arrestuari si spiun i BIA-S

13 Gusht, 2026

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

13 Gusht, 2026

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

13 Gusht, 2026

Mbytet një turist nga Gjeorgjia në ujërat e Liqenit të Ohrit

13 Gusht, 2026

Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi

13 Gusht, 2026

Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë

13 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 13 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Prokuroria për krim të organizuar në Shkup informuan sot se është ngritur aktakuzë për rastin “Lotaria”, në mesin e të akuzuarve të të cilit është edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej 8 personave si bashkëkryerës në veprën penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 4 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

Të akuzuarit, gjatë viteve 2023 dhe 2024, së bashku kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm personit juridik të dëmtuar Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në vlerë të konsiderueshme prej 507.632.173 denarë (afro 8.25 milionë euro).

Ata kanë qenë të vetëdijshëm se Shoqëria Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nuk kishte të drejtë të organizonte lojëra elektronike të fatit në terminale të videollotarisë në territorin e vendit, pasi në vitin 2013 e kishte investuar këtë të drejtë si investim jo monetar me vlerë prej 6.244.898 euro gjatë themelimit të Shoqërisë për Organizimin e Lojërave të Fatit “Videollotaria Shtetërore – Casinos Austria” Sh.P.K. Shkup, për çka kishte fituar aksion në lartësi prej 51% të kapitalit themeltar të shoqërisë.

Përkundër kësaj, i akuzuari i parë, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Këshillit Drejtues të “Lotarisë Shtetërore”, më 09.05.2023, i ka dorëzuar të akuzuarit të tretë – Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, Informacion për nevojën e ndërmarrjes së aktiviteteve për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Në informacion me propozim-përfundimet ai ka theksuar se vlera e furnizimit arrin në 42% të vlerës kontabël të pasurisë së shoqërisë, e përcaktuar në bazë të raporteve të fundit financiare të shoqërisë dhe si e tillë do të paraqesë një marrëveshje/transaksion të madh, ndërsa miratimi i saj është në kompetencë të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë.

Sekretari i Përgjithshëm më 06.06.2023 e ka propozuar këtë informacion si plotësim të pikës së rendit ditor të një seance qeveritare, duke vepruar në kundërshtim me nenin 119 paragrafi 2 të Rregullores së Punës të Qeverisë së RMV-së dhe nuk ia ka kthyer informacionin parashtruesit, gjegjësisht nuk ia ka përcjellë organit kompetent.

I akuzuari i dytë, i cili ka pasur ndikim real në udhëheqjen e SHA Lotaria Shtetërore, në cilësinë e personit përgjegjës, ka kryesuar seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në cilësinë e Kuvendit të Lotarisë Shtetërore dhe ka propozuar që pika e plotësuar e rendit ditor të miratohet, megjithëse ka qenë i vetëdijshëm se vendimi nuk është në kompetencë të Qeverisë si Kuvend i Shoqërisë Aksionare.

Informacioni i dorëzuar është miratuar dhe Shoqëria Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut” është ngarkuar t’i ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për fillimin e organizimit të pavarur të lojërave elektronike të fatit dhe zbatimin e një furnizimi publik të terminaleve të videollotarisë.

Të akuzuarit e tjerë, kryetari dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, megjithëse e dinin se procedura ligjore nuk ishte respektuar, sollën vendim me të cilin miratuan fillimin e procedurës për furnizim publik të terminaleve të videollotarisë për organizimin e lojërave elektronike të fatit si transaksion i madh. Furnizimi publik u realizua dhe u morën përsipër detyrime për pagesë me të cilat SHA “Lotarisë Shtetërore” i u shkaktua dëm në shumën e cekur (mbi 507 milionë denarë, respektivisht mbi 8.25 milionë euro), thonë nga Prokuroria.
Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami, i cili është në arrati, ndërsa kërkon paraburgim shtëpiak për Grubin.

Duke pasur parasysh se i akuzuari i parë është ende i paarritshëm për organet e ndjekjes, gjegjësisht ndodhet në arrati, nuk është gjetur dhe privuar nga liria për gati një vit, prokurori publik kërkoi që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga dita e gjetjes.

Për të akuzuarin e dytë është propozuar vazhdimi i masës së caktuar më parë të paraburgimit shtëpiak, e cila i është caktuar së bashku me masën e kujdesit – konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i lëshimit të dokumentit të udhëtimit apo dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.

Prokurori publik kompetent propozoi gjithashtu që
për të akuzuarit e tjerë të caktohen masa kujdesi – detyrimi që të paraqiten kohë pas kohe në Gjykatë, konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit apo dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe ndalimi i afrimit ose vendosjes, respektivisht mbajtjes së kontakteve apo lidhjeve me persona të caktuar, informojnë nga Prokuroria.(INA)

Lexuar: 231

Lajme te ngjashme

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

Mbytet një turist nga Gjeorgjia në ujërat e Liqenit të Ohrit

Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë

Bekim Sali në seancë solemne të qeverisë: Marrëveshja e Ohrit, përgjegjësi për të ardhmen europiane të vendit

Gashi: Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë e një shoqërie të qëndrueshme

Lajmet e fundit

Livia feston 30-vjetorin, ja shkrimi në tortë që mori gjithë vëmendjen

13 Gusht, 2026

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

13 Gusht, 2026

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

13 Gusht, 2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gusht, 2026

Fehim Sali nga Dragashi dyshohet të jetë i arrestuari si spiun i BIA-S

13 Gusht, 2026

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

13 Gusht, 2026

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

13 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.