Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Basketbollisti dhe youtuberi MK sjell spektaklin e streetball-it në Kumanovë

14 Gusht, 2026

Kur diplomacia hesht, flasin armët!

14 Gusht, 2026

Vizitë në Postat e #Maqedonisë së Veriut

14 Gusht, 2026

Paralajmërohet mbyllja e 20 shkollave në Maqedoni

14 Gusht, 2026

Çka ndodh me sheqerin në gjak kur hamë shalqi?

14 Gusht, 2026

Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz

14 Gusht, 2026

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?

14 Gusht, 2026

Nga kufiri Bellanoc–Stançiq, polici Artan Dalipi me mesazh për mërgimtarët

14 Gusht, 2026

Komunikate nga dega e BDI-së Kumanovë

14 Gusht, 2026

Gjigandi gjerman i supermarketeve “LiDL” vjen në Shqipëri. Tronditet tregu i supermarketeve …

14 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 14 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Publicisti serb Zlatoje Martinov, deklaratën e presidentit Aleksandar Vuçiq për devijimin e rrjedhës së lumit Ibër e quan deklaratë të pamatur dhe kërcënim bosh.

Ai thotë se kjo gjë është absurditet i pastër, gjersa shton se do t’i kushtonte Serbisë.

“Kjo është një nga një sërë deklaratash të Vuçiçit që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Një tjetër deklaratë e pamatur dhe kërcënim bosh. Fakti që ai deklaroi se do ta “ndryshonte rrjedhën e lumit Ibër” është një absurditet i pastër, pasi një projekt i tillë infrastrukturor është teknikisht tejet kompleks dhe do t’i kushtonte Serbisë disa miliardë euro.

Pse do t’i duhej Serbisë të merrte hua shuma të mëdha nga bankat e huaja? Serbia mezi ia del të financojë projektin megaloman të Vuçiçit, “EXPO 2027” (punimet po vonohen dhe Vuçiçi është i shqetësuar nëse të gjitha ndërtesat do të jenë gati deri në verën e ardhshme)”, deklaron Martinov për “Bota sot”.

Sipas tij, për ta realizuar këtë Vuçiq do të duhej ta merrte miratimin e Evropës dhe botës, gjë që nuk do ta kishte.

“Për të zhvendosur shtratin e lumit Ibër dhe për të “shkatërruar Liqenin e Gazivodës”, përveç shumave të mëdha të parave dhe viteve të tëra punë teknike, nevojitet edhe miratimi i Evropës dhe i botës – miratim të cilin Vuçiçi nuk e ka dhe që askush nuk mund ta marrë kurrë, sepse kjo do të përbënte një lloj krimi kundër popullit të Kosovës, e natyrisht edhe kundër serbëve në Kosovë, për të cilët Vuçiçi betohet dhe të cilët gjoja i mbështet”, pohon publicisti.

Në fund, idenë e presidentit serb, Martinov e quan qesharake më tepër sesa frikësuese.

“Në gjendje pafuqie dhe zemërimi, shpesh bëhen lëvizje të gabuara; një deklaratë e tillë nga Vuçiqi, e menduar si kërcënim ndaj Kosovës, në fakt është më tepër qesharake sesa frikësuese, sepse në praktikë është e vështirë, madje pothuajse e pamundur, për t’u realizuar. Ndaj, do t’i quaja thjesht “ëndrra me sy hapur” të Aleksandar Vuçiqit”, shton Martinov.

Lexuar: 189

Lajme te ngjashme

Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz

Gjigandi gjerman i supermarketeve “LiDL” vjen në Shqipëri. Tronditet tregu i supermarketeve …

Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës

IQMT tërheq nga tregu shtatë produkte qumështi, paralajmërohen gjoba për operatorët

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili rezultonte i kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan: Një i vdekur, tre të lënduar

Lajmet e fundit

Basketbollisti dhe youtuberi MK sjell spektaklin e streetball-it në Kumanovë

14 Gusht, 2026

Kur diplomacia hesht, flasin armët!

14 Gusht, 2026

Vizitë në Postat e #Maqedonisë së Veriut

14 Gusht, 2026

Paralajmërohet mbyllja e 20 shkollave në Maqedoni

14 Gusht, 2026

Çka ndodh me sheqerin në gjak kur hamë shalqi?

14 Gusht, 2026

Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz

14 Gusht, 2026

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?

14 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.