25 VJET PAS OHRIT NGA BILANCI TEK VIZIONI PËR TË ARDHMEN STRUGË – GOSTIVAR | 14–15 GUSHT 2026 DY DITË, NJË MESAZH! Shoqëria “Lëvizja” mbledh në Strugë studiues, profesorë, ish-drejtues dhe personalitete për të analizuar të arriturat, sfidat dhe perspektivat e vendit. Me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Shoqëria “Lëvizja” organizon më 14 gusht 2026, në Strugë, një simpozium shkencor kushtuar një prej ngjarjeve më të rëndësishme politike dhe historike të këtyre 25 viteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Simpoziumi do të mbahet në ambientet e Hotel “Ëmbla”, ku do të mblidhen ish-drejtues dhe veprimtarë të Shoqërisë “Lëvizja”, studiues, profesorë, intelektualë dhe personalitete të jetës akademike e shoqërore. Përmes kumtesave, analizave dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të trajtojnë në mënyrë kritike dhe gjithëpërfshirëse shkaqet që çuan drejt Marrëveshjes së Ohrit, rëndësinë e saj, të arriturat gjatë 25 viteve dhe cilat janë sfidat e Maqedonisë së Veriut. Ku si nevojë për një qasje të re politike e institucionale që do të garantojë barazinë, drejtësinë, përfaqësimin e drejtë dhe funksionalitetin demokratik të shtetit mendojmë se zgjidhje e drejtë, e qëndrueshme dhe afatgjatë do të ishte një Republikë e dy popujve të barabartë: popullit shqiptar dhe popullit maqedonas. Kauzë e cila duhet të jetë platformë e çdo force politike shqiptare dhe e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sesion në të cilin do bëhet edhe promovimi i veprës:”Dy dekada Marrëveshja e Ohrit” nga autori Prof Ismet J Krosi. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet konkluzioneve të simpoziumit. Për këtë qëllim do të zgjidhet një komision i posaçëm, i cili, mbi bazën e referimeve dhe diskutimeve të zhvilluara gjatë simpoziumit, do të hartojë një dokument përfundimtar. Konkluzioni do t’u drejtohet klasës politike shqiptare, Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe faktorit ndërkombëtar, duke paraqitur qëndrimet dhe rekomandimet e dala nga ky tubim lidhur me të ardhmen e shoqërisë multietnike dhe nevojën për respektimin dhe avancimin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar Marrëveshja e Ohrit. Konkluzioni i simpoziumit do të bëhet publik më 15 gusht 2026, në manifestimin qëndror që do të mbahet në Amfiteatrin e Gostivarit, duke filluar në orën 18:00. Manifestimi do të jetë një ndërthurje e kujtesës historike, reflektimit politik, kulturës dhe artit ku në qendër të saj do të jetë promovimi i veprës: “Flaka e Janarit – zjarr nga i cili lindi UÇK” Ky botim i kushtohet historisë, veprimtarëve dhe dëshmorëve të një periudhe të rëndësishme të organizimit dhe rezistencës kombëtare, ndërsa promovimi i saj synon të ruajë dhe përcjellë te brezat e rinj kujtesën historike dhe vlerat e sakrificës për liri. Në kuadër të manifestimit do të shfaqet edhe një dokumentar i shkurtër kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, i cili përmes pamjeve dhe dëshmive do të sjellë një reflektim mbi zhvillimet e një çerekshekulli dhe ndikimin e tyre në jetën politike e shoqërore të vendit. Manifestimi do të vijojë me një program të veçantë artistik, ndërsa në përmbyllje do të shtrohet “Sofra – Buka e vendlindjes”, si një simbol i bashkimit, mikpritjes, kujtesës dhe lidhjes së përhershme me vendlindjen. Shoqëria “Lëvizja” e konsideron këtë veprimtari jo vetëm si një përkujtim të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, por edhe si një moment reflektimi për të ardhmen. Nga Këshilli Organizativ i Shoqërisë “Lëvizja”!


