Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kryeministri Kurti tregon pse nuk propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

8 Gusht, 2026

Qoku: Më absurde është kur 6 deputetët e Ramushit kontestojnë 53 deputetët e VV-së

8 Gusht, 2026

Kurti komenton gjuajtjen me vezë nga deputetja Time Kadriaj

8 Gusht, 2026

Alarm nga i nxehti: Qytetarët dalin vetëm për obligimet, temperaturat arrijnë 42°C

8 Gusht, 2026

VLEN: Dyfytyrësia e Bujarit: Natën të vret, ditën të qan!

8 Gusht, 2026

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca – Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit / VIDEO

8 Gusht, 2026

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, Britani

8 Gusht, 2026

Shasivari në krye të Drejtësisë, por jurisprudenca në gjuhën shqipe ende e “ndaluar”

8 Gusht, 2026

Papunësia në Zvicër rritet në 3 për qind, mbi 139 mijë persona të regjistruar si të papunë

8 Gusht, 2026

VLEN: A po e blen Artan Grubi lirinë me sekretet e BDI-së?

8 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 8 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Alarm nga i nxehti: Qytetarët dalin vetëm për obligimet, temperaturat arrijnë 42°C

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përderisa i gjithë vendi sot ndodhet në fazën portokalli për shkak të valës së të nxehtit, qytetarët po përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

Me shishe uji në duar, me flladitëse dhe me kapela, ata kërkojnë të lehtësojnë sadopak ndikimin e vapës së madhe gjatë ditës. Shumë prej tyre thonë se shmangin qëndrimin në diell në orët më të nxehta, kërkojnë hije dhe kujdesen që të konsumojnë më shumë lëngje për të përballuar temperaturat përvëluese.

“Duhet të shkojmë në bjeshkë që të shpëtojmë. Në mal është më freskët pasi këtu na pengon i nxehti. konsumojmë më shumë ujë dhe kalojmë kohën në shtëpi me kondicioner”, tha një qytetar.

“Zoti të na ruaje që të mos ketë zjarre pasi në këto temperatura duhet të mbrohemi vete edhe ne, pak edhe shteti e kështu”, tha një qytetar tjetër.
“Vështirë por në Shkup ka qene gjithmonë kështu nxehët. Neve më të moshuarve na ka lodhë pleqëria edhe i nxehti dhe as frymë nuk marrim siç duhet. Konsumoni më shumë lëngje? Po, sigurisht. Dal në çarshi vetëm nga ndonjëherë por mundohemi që të dalim jashtë sa më pak”, ushpreh qytetari

Sipas të dhënave më të fundit meteorologjike, temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë prekur të gjithë vendin, ndërsa temperaturat deri më 7 gusht pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsius.

Për shkak të vapës përvëluese janë shtuar edhe rastet e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm në Shkup ditëve të fundit në numrin e emergjencës ndihmë mjekësorë kanë kërkuar më shumë se 200 qytetarë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht personat më të rrezikuar, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Përveç vendit tonë, situatë e ngjashme është edhe në vendet fqinje, Mali i Zi dhe Kosova gjithashtu janë nën alarm portokalli, ndërsa në disa pjesë të rajonit është shpallur madje edhe faza e kuqe, niveli më i lartë i rrezikut./Alsat.mk.

Lexuar: 78

Lajme te ngjashme

Qoku: Më absurde është kur 6 deputetët e Ramushit kontestojnë 53 deputetët e VV-së

VLEN: Dyfytyrësia e Bujarit: Natën të vret, ditën të qan!

Shasivari në krye të Drejtësisë, por jurisprudenca në gjuhën shqipe ende e “ndaluar”

VLEN: A po e blen Artan Grubi lirinë me sekretet e BDI-së?

Deri në 40 gradë sot, pasdite mundësi për reshje dhe bubullima

LAMM: Pritje deri në 30 minuta në vendkalimet kufitare

Lajmet e fundit

Kryeministri Kurti tregon pse nuk propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

8 Gusht, 2026

Qoku: Më absurde është kur 6 deputetët e Ramushit kontestojnë 53 deputetët e VV-së

8 Gusht, 2026

Kurti komenton gjuajtjen me vezë nga deputetja Time Kadriaj

8 Gusht, 2026

Alarm nga i nxehti: Qytetarët dalin vetëm për obligimet, temperaturat arrijnë 42°C

8 Gusht, 2026

VLEN: Dyfytyrësia e Bujarit: Natën të vret, ditën të qan!

8 Gusht, 2026

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca – Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit / VIDEO

8 Gusht, 2026

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, Britani

8 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.