Kompania Ambrella Kumanovë ka realizuar një donacion për Shkollën Fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.
Donacioni përfshin furnizimin dhe montimin e Raffstoreve për mbrojtje nga dielli, me qëllim krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.
Nga kompania theksuan se investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe se mbështetja e institucioneve arsimore mbetet një nga prioritetet e tyre në kuadër të përgjegjësisë shoqërore
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, pronari i kompanisë Ambrella, z. Sami Mustafa, bëri të ditur se kompania ka realizuar një donacion për Shkollën Fillore “Bajram Shabani”.
Sipas tij, gjatë vizitës në shkollë u vërejt nevoja për mbrojtje nga dielli, ndaj kompania mori iniciativën për furnizimin dhe montimin e Raffstoreve, me qëllim që nxënësit dhe stafi të kenë kushte më të mira për mësim dhe punë.
Mustafa theksoi se ky donacion ka një domethënie të veçantë personale, pasi “Bajram Shabani” është shkolla ku ai hodhi hapat e parë të dijes, ndërsa aty kanë mësuar edhe disa gjenerata të familjes së tij që nga viti 1949.
Ai u shpreh se investimi në arsim është investim në të ardhmen e fëmijëve dhe të shoqërisë, duke falënderuar drejtorinë e shkollës për bashkëpunimin dhe duke uruar që ky kontribut të jetë në shërbim të shkollës për shumë vite./Televizioni News

Compose
Write to Vlora Zenuni Hamiti

