Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në RMV mungojnë shumë mjekë por më problem është mungesa e radiologëve dhe anesteziologëve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në një intervistë për Kanall 5, tha se mungesa e anesteziologëve dhe radiologëve mbetet një nga problemet më të mëdha në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se kjo nuk mund të zgjidhet brenda natës, pasi specializimet zgjasin gjashtë vjet, transmeton Portalb.mk.

Klekovski vlerësoi se modeli i specializimeve private, i vendosur në vitet 2017 dhe 2018, nuk i ka dhënë rezultatet e pritura. Ai paralajmëroi punësime të reja dhe rritje të numrit të punonjësve shëndetësorë.

“Para pandemisë, në shëndetësinë publike kishte rreth 20.000 të punësuar, ndërsa vitin 2024 e pritëm me rreth 18.000. Në vitin 2025 ky numër u rrit në 18.900. Tani po punësojmë 300 mjekë të rinj specializantë dhe shpresoj që më në fund të përfundojë procesi i punësimit të personave që prej vitesh punojnë me kontratë”, tha Klekovski.

Klekovski theksoi se askush, e sidomos punonjësit shëndetësorë, nuk duhet të angazhohen me kontratë në vepër.

Kujtojmë se Raporti vjetor i Fondit për Sigurim Shëndetësor për vitin 2025 tregoi sistemi i kujdesit shëndetësor parësor përballet me tendencë të qartë të uljes së numrit të mjekëve dhe kontratave të nënshkruara, çka paraqet një sfidë të rëndësishme për funksionimin e shërbimeve bazë shëndetësore. Numri i përgjithshëm i mjekëve ka rënë në 2.783, që paraqet ulje për 13 mjekë krahasuar me vitin paraprak, ndërsa janë shënuar gjithashtu ulje edhe në kontratat e lidhura me institucionet shëndetësore dhe mjekët e kujdesit parësor.

Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në qasjen e qytetarëve ndaj shërbimeve mjekësore dhe tregon për mungesë të vazhdueshme të burimeve njerëzore në sektorin shëndetësor, problematikë me të cilën Maqedonia e Veriut përballet prej vitesh

Lexuar: 228

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.