Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sllaveski: Paga minimale bruto në Maqedoni ka fuqi blerëse më të lartë se në shtatë vende të BE-së

4 Gusht, 2026

Rama ndan pamje nga Voskopoja: Histori, natyrë dhe mikpritje në një destinacion të veçantë turistik

4 Gusht, 2026

Rritet çmimi i naftës në Maqedoni! Bie çmimi i benzinës

4 Gusht, 2026

Mbi 20 mijë shkelje në komunikacion gjatë korrikut, policia konfiskoi 332 automjete

4 Gusht, 2026

Sulm me dron në një plazh në jug të Rusisë, 7 të vrarë dhe 40 të plagosur/Pamje

4 Gusht, 2026

Kurti dhe Abdixhiku sërish në tryezë: Konsensus për institucionet apo rrugë drejt zgjedhjeve?

4 Gusht, 2026

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë

4 Gusht, 2026

Aston Villa ka gati 80 milionë euro për yllin e Barcelonës

4 Gusht, 2026

Trump u kërkoi kompanive të naftës që t’i ulin “menjëherë” çmimet e karburanteve

4 Gusht, 2026

IShP me rekomandime për valën e të nxehtit: Shmangni diellin nga ora 11:00 deri në 17:00

4 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 4 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

A po i humb Maqedonia e Veriut investimet e huaja?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Cilat janë arsyet jo vetëm që kompanitë e huaja po largohen nga vendi, por edhe po e zhvendosin prodhimin në vendet e BE-së? A do të jetë ky një vit i pasuksesshëm për investimet e huaja? Njoftimi për largimin e një tjetër investitori të huaj, i cili do ta vazhdojë veprimtarinë e tij në Poloni, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ngriti një sërë pyetjesh, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.

218,6 milionë euro IHD në tre muajt e parë, opozita akuzon se investitorët po largohen, Qeveria paralajmëron investime të reja
Për tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e zonave të lira ekonomike, përmes subvencioneve dhe transfereve, në Buxhetin e këtij viti janë planifikuar 8.770.470 euro. Për më tepër, për zhvillimin e zonave të lira ekonomike, Drejtoria për Zonat e Zhvillimit Teknologjik-Industrial (ZZHTI) ka në dispozicion 4.100.000 euro, ndërsa buxheti i përgjithshëm i Drejtorisë përgjegjëse për investimet e huaja në zonat e lira ekonomike arrin në pothuajse 42.000.000 euro.

Në kuadër të zërit buxhetor “Mbështetje financiare për investimet” janë planifikuar 16.722.873 euro, ndërsa për “Mbështetjen e investimeve” edhe 24.213.896 euro të tjera. Edhe këtë vit shteti ka planifikuar mjete për tërheqjen dhe mbështetjen e IHD-ve, por pavarësisht kësaj, vetëm gjatë dy viteve të fundit, tre investitorë të huaj kanë njoftuar reduktimin e aktivitetit të tyre, përkatësisht mbylljen e fabrikave dhe zhvendosjen e prodhimit në vende të tjera.

Sipas ish-zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, pas vendimeve të investitorëve për t’u larguar nga vendi qëndrojnë disa arsye.

“Arsyeja kryesore është mjedisi i pafavorshëm i biznesit. Kjo përfshin edhe përmbushjen me kohë të detyrimeve të shtetit ndaj investitorëve, gjegjësisht nëse detyrimet e dakorduara zbatohen në kohën e duhur. Kësaj i shtohet edhe korrupsioni. Nëse një investitor paraqet kërkesë për pagesën e subvencioneve që i takojnë sipas ligjit, ndërsa procedura zvarritet, ai përballet me probleme, madje edhe me pengesa. Ky është një sinjal për rrezik korrupsioni. Pikërisht në indeksin e korrupsionit, sipas matjeve ndërkombëtare, vendi po shënon regres, gjë që sigurisht është një faktor që ndikon në largimin e investitorëve. Këtu hyn edhe çështja e rimbursimit të rregullt të TVSH-së për kompanitë, pavarësisht nëse janë vendase apo të huaja. Po aq e rëndësishme është edhe perspektiva evropiane e vendit – ku ndodhet ajo sot? Pyetja tjetër është: në cilën derë duhet të trokasë një investitor që përballet me probleme? A ekziston një institucion i centralizuar, siç ishte praktikë më parë“, thotë Bytyqi për Portalb.mk.

Në përpjekje për ta përmirësuar klimën investuese, Qeveria ka paralajmëruar një Strategji të re për tërheqjen e investimeve të huaja, por deri më tani ky dokument ende nuk është miratuar. Janë edhe paralajmëruar ndryshime ligjore, me të cilat do të analizohen dhe vlerësohen investitorët që dëshirojnë të investojnë në vend. Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës njoftoi se përmes këtij dikasteri, janë siguruar 20.000.000 euro për mbështetje financiare të kompanive që investojnë, hapin vende të reja pune dhe krijojnë vlerë të shtuar.

Një nga njoftimet e fundit për hyrjen e një investitori të huaj u bë në qershor të këtij viti. Në ZZHTI – Tetovë, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, u njoftua një investim prej 20 milionë eurosh nga kompania “Xhavo Automotiv”. Pas informacionit se kompania “BMZ” po e zhvendos prodhimin në Poloni, Drejtoria për Zonat e Zhvillimit Teknologjik-Industrial (ZZHTI) njoftoi për një investim të ri në fushën e automatizimit industrial, robotikës dhe digjitalizimit të proceseve të prodhimit.

U zhvillua një takim me kompaninë sllovene të inxhinierisë dhe teknologjisë INEA, me seli në Lubjanë Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë që ofrojnë zonat e ZZHTI-së, si edhe aktivitetet dhe planet e kompanisë për një investim të ri të mundshëm me vlerë minimale prej 15 milionë eurosh, i cili do të krijonte të paktën 100 vende të reja pune” njoftuan nga Drejtoria për ZZHTI.

Largimi i kompanisë BMZ shkaktoi reagime të shumta politike.

“Brenda vetëm dy vjetësh, tre investitorë amerikanë dhe gjermanë kanë marrë vendim ta ndërpresin ose ta zhvendosin prodhimin e tyre, gjë që përbën një goditje serioze për ekonominë dhe për të punësuarit. Kjo nuk mund të paraqitet më si një rast i izoluar biznesi. “Investitorët shohin një shtet pa perspektivë të qartë evropiane, me një buxhet të zbrazur, pasiguri ekonomike, marrëdhënie të përkeqësuara me fqinjët dhe tensione gjithnjë e më të mëdha ndëretnike”, reaguan nga BDI-ja.

Ky vit filloi me një bilanc të investimeve të huaja direkte prej 218.620.000 eurosh. Analiza krahasuese e Portalb.mk, e bazuar në të dhënat e Bankës Popullore, tregon se, krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2025, saldoja e investimeve të huaja direkte (IHD) është ulur për madje 51.330.000 euro. Ndërkaq, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e investimeve të huaja direkte (IHD) është rritur.

Lexuar: 103

Lajme te ngjashme

Sllaveski: Paga minimale bruto në Maqedoni ka fuqi blerëse më të lartë se në shtatë vende të BE-së

Rritet çmimi i naftës në Maqedoni! Bie çmimi i benzinës

Mbi 20 mijë shkelje në komunikacion gjatë korrikut, policia konfiskoi 332 automjete

IShP me rekomandime për valën e të nxehtit: Shmangni diellin nga ora 11:00 deri në 17:00

KUR POLITIKA HUMB VLERAT, TRAGJEDIA E NJË SHOQËRIE QË U BESON NJERËZVE PA PARIME

Në “Tabanoc” pritet 30 minuta për hyrje në vend, ndërsa në “Bogorodicë” rreth një orë për dalje

Lajmet e fundit

Sllaveski: Paga minimale bruto në Maqedoni ka fuqi blerëse më të lartë se në shtatë vende të BE-së

4 Gusht, 2026

Rama ndan pamje nga Voskopoja: Histori, natyrë dhe mikpritje në një destinacion të veçantë turistik

4 Gusht, 2026

Rritet çmimi i naftës në Maqedoni! Bie çmimi i benzinës

4 Gusht, 2026

Mbi 20 mijë shkelje në komunikacion gjatë korrikut, policia konfiskoi 332 automjete

4 Gusht, 2026

Sulm me dron në një plazh në jug të Rusisë, 7 të vrarë dhe 40 të plagosur/Pamje

4 Gusht, 2026

Kurti dhe Abdixhiku sërish në tryezë: Konsensus për institucionet apo rrugë drejt zgjedhjeve?

4 Gusht, 2026

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë

4 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.