BDI tha se Qeveria ka shkurtuar fondet për për programet preventive, kontrollet e fëmijëve, shëndetin e nënave, luftën kundër kancerit, tuberkulozit, dhe kujdesin për shëndetin mendor që siç tha, qytetarët do t’i ndjejnë pasojat në mungesën e kontrolleve, diagnostikimit dhe trajtimit në kohë, ndërkohë tha se “Qeveria paraqet qindra milionë denarë investime kapitale pa mbulim të qartë financiar”
BDI tha se politika shëndetësore e kësaj Qeverie: para virtuale për investime që mund të mos realizohen kurrë dhe më pak para për programe që shpëtojnë jetë.
“Kur shkurtohen fondet për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kontrollet e fëmijëve, zbulimin e hershëm të kancerit, shëndetin mendor dhe mbrojtjen e nënave dhe fëmijëve, pasojat nuk mbeten vetëm në tabelat buxhetore. Ato i ndiejnë qytetarët në mungesën e kontrolleve, diagnostikimit dhe trajtimit në kohë. Shëndetësia nuk mund të drejtohet me shifra të sajuara, investime pa mbulim dhe shkurtime në programet që mbrojnë jetën e qytetarëve. Qeveria duhet të japë përgjigje, jo prezantime propagandistike”, tha BDI

