Edhe një rast të helmimit të fëmijës në Kumanovë evidentoi Policia e Kumanovës. Dje në orën 14:-00 në SPB Kumanovë, nga spitali i përgjithshëm Kumanovë është paraqitur se tek ata është sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova i cili ishte helmuar me mjet për tretje të ngjyrës. Pas ndihmës së ofruar mjekësore, fëmija është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për mjekim të mëtutjeshëm.
Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.
Vitin e kaluar pati disa raste të helmimit të fëmijëve nga rajoni i Kumanovës. Disa nga fëmijët ishin helmuar pasi që kishin pirë mjete për pastrim, për dezinfektim, disa nga fëmijët kishin pirë tableta.

