Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN e quan BDI-në si ‘Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim’

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

VLEN ka lëshuar një komunikatë të ashpër ndaj BDI-së, duke e akuzuar atë për bllokimin e ligjeve në dobi të shqiptarëve dhe për shkatërrimin e Marrëveshjes së Ohrit pas 25 vitesh pushtet.

Komunikata e plotë e VLEN-it:

Skema e Ali Ahmetit është zbuluar. Atij nuk i bëhet vonë as për të drejtat e shqiptarëve, as për Marrëveshjen e Ohrit, e aq më pak për përfaqësimin e drejtë, të cilin, meqë ra fjala, pati plot 25 vjet kohë ta shndërronte në garanci ligjore.

Karrigexhinjtë e përjetshëm nga Reçica e vogël kanë vetëm një qëllim: të bllokojnë gjithçka që është në dobi të shqiptarëve dhe, me këtë politikë, t’i shkojnë për shtat të djathtës maqedonase, duke e zhvlerësuar politikën shqiptare.

” “

Partia që për plot 25 vjet nuk lëvizi as gishtin për ta mbrojtur përfaqësimin e drejtë me ligj, sot po e bllokon pikërisht ligjin që e shndërron atë nga një mjet partiak në një detyrim ligjor. Kjo nuk është kujdes për shqiptarët. Kjo është frikë se ka përfunduar koha kur vendet e punës ndaheshin me fletore partiake dhe shiteshin për 5.000 euro.

Nuk mund ta pranojnë që diçka e mirë për shqiptarët të kalojë pa vulën e BDI-së. Nëse nuk është projekti i tyre, le të dështojë. Deri këtu u shkon mendja.

Udhëheqësia e korruptuar dhe e izoluar e BDI-së, me gjysmën e funksionarëve në listat e zeza, përpiqet të krijojë një perceptim të rremë se të drejtat e shqiptarëve janë të rrezikuara vetëm pse ata nuk janë pjesë e Qeverisë. Për ta, duket se nuk ka të drejta të shqiptarëve pa karrigexhinjtë e përjetshëm Bujarin, Artanin, Blerim Bexhetin dhe shoqërinë.

Por populli ua ka kuptuar prej kohësh këtë lojë. Prandaj do të mbeten edhe për një kohë të gjatë në opozitë. Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim mund të vazhdojë të pengojë, të bllokojë dhe të bëjë sikur nuk kupton. Por një gjë do të mbetet e shkruar: pas 25 vitesh mashtrimi, pikërisht BDI-ja po e rrënon Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Lexuar: 146

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.