Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

E gjithë MPB-ja pa sigurim shëndetësor: “Të sigurohet një zgjidhje e përhershme”, reagon Sindikata e Pavarur

11 Gusht, 2026

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11 Gusht, 2026

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

11 Gusht, 2026

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

11 Gusht, 2026

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

11 Gusht, 2026

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

11 Gusht, 2026

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

11 Gusht, 2026

Zjarre aktive ka pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, deponia e qytetit të Delçevës është nën kontroll

11 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

11 Gusht, 2026

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit reagime në Prishtinë, Tiranë e Ukrainë

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 11 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

TV NewsBy TV News29 Korrik, 2026 Shëndetësi Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kukësi, Shkodra dhe Lezha kryesojnë për vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës, ndërsa Gjirokastra regjistron nivelin më të ulët

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Gjatë 15 viteve të fundit, ato kanë qenë përgjegjëse për më shumë se 53% të vdekjeve në vend, një nivel rreth 76% më i lartë se mesatarja europiane. Sipas të dhënave për vitin 2024, në Shqipëri u regjistruan 21 102 vdekje, nga të cilat 11 694 u shkaktuan nga sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Në Europë, këto sëmundje përbëjnë mesatarisht rreth 30% të vdekjeve, ndërsa në disa vende të zhvilluara kjo përqindje ka zbritur në rreth 21%. Ekspertët vlerësojnë se faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e rasteve janë mungesa e aktivitetit fizik, dieta e pasur me kripë dhe yndyra, duhanpirja, stresi, obeziteti, diabeti dhe mungesa e kontrolleve periodike.

Në shumë raste, problemet me zemrën zbulohen vetëm kur pacienti pëson infarkt ose goditje në tru, duke e bërë trajtimin më të vështirë. Një tjetër shqetësim është fakti se infarktet dhe goditjet në tru po shfaqen gjithnjë e më shumë edhe te grupmoshat e reja. Të dhënat tregojnë rritje të vdekjeve në grupmoshat 20-44 dhe 45-64 vjeç gjatë dekadës së fundit, ndërsa pjesa më e madhe e fataliteteve vazhdon të regjistrohet te personat mbi 80 vjeç.

Brenda vendit ka gjithashtu dallime të mëdha. Qarqet e Veriut rezultojnë më të prekura, me Kukësin, Shkodrën, Lezhën dhe Dibrën që regjistrojnë përqindjet më të larta të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Në anën tjetër, Gjirokastra, Durrësi, Elbasani, Korça dhe Vlora paraqesin nivele më të ulëta. Specialistët e lidhin këtë situatë me stilin e jetesës, traditat ushqimore, mungesën e kontrolleve të rregullta dhe vështirësitë për të marrë shërbim të specializuar në zonat e largëta. Në shumë bashki të vogla mungojnë mjekët kardiologë dhe pacientët detyrohen të udhëtojnë drejt qyteteve të mëdha për trajtim. Pesha ekonomike e këtyre sëmundjeve mbetet gjithashtu e lartë.

Vetëm gjatë vitit 2024 u shpenzuan miliarda lekë për rimbursimin e ilaçeve dhe financimin e ndërhyrjeve që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare. Vendet europiane kanë arritur të ulin ndjeshëm vdekshmërinë nga këto sëmundje përmes politikave parandaluese, kufizimit të duhanit, promovimit të ushqyerjes së shëndetshme, kontrolleve të vazhdueshme mjekësore dhe përmirësimit të trajtimit në fazat e para të sëmundjes.

Lexuar: 158

Lajme te ngjashme

Pamja më e detajuar e Diellit ndonjëherë! Teleskopi zbulon vorbulla të padukshme më parë

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë

Përdorimi i tepruar i internetit shton stresin

Harrojini ilaçet! Metoda e thjeshtë që ndalon të përzierat gjatë udhëtimit

MË PAK PUNË, MË SHUMË MIRËQENIE? Çfarë tregon eksperimenti i të punuarit 4 herë në javë

Lajmet e fundit

E gjithë MPB-ja pa sigurim shëndetësor: “Të sigurohet një zgjidhje e përhershme”, reagon Sindikata e Pavarur

11 Gusht, 2026

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11 Gusht, 2026

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

11 Gusht, 2026

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

11 Gusht, 2026

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

11 Gusht, 2026

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

11 Gusht, 2026

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.