Policia e Republikës së Kosovës ka kapur dy shtetas të Maqedonisë së Veriut duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale, përmes fshatrave kufitare, transmeton Portalb.mk.
“Hani i Elezit 24.07.2026 – 16:30. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarën e mitur femër shtetase e Maqedonisë së Veriut e cila në mënyrë ilegale këmbë nga fshati Bllacë i RMV-së ka hyrë në territorin e Kosovës – Hani i Elezit”, njoftoi Policia e Republikës së Kosovës në raportin e plotë.
Pas pesëmbëdhjetë minutave, në formë të njëjtë është kapur edhe shtetasi tjetër i mitur.

