Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BDI-ja, VLEN-it: Nëse jeni “tmerrësisht të dobët”, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri?

25 Korrik, 2026

Transportonte emigrantë me targa të një automjeti tjetër dhe pa patentë shoferi, arrestohet

25 Korrik, 2026

Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar me mbi dy kilogramë marihuanë (Foto)

25 Korrik, 2026

LSDM: Çdo “masë” e Mickoskit është një goditje e re për xhepin e qytetarëve

25 Korrik, 2026

Ligjet për arsimin e lartë do të presin shtatorin, BDI e pezulloi bllokadën por jo kushtet

25 Korrik, 2026

Në Gostivar ekziston rreziku i shfaqjes së hepatitit A, paralajmëron Komisioni për Sëmundje Infektive

25 Korrik, 2026

LAMM: Për dalje nga vendi, në “Bogorodicë” pritet rreth 2 orë

25 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Korrik, 2026

Haradinaj: Pranoj të jem kandidat i opozitës për president

24 Korrik, 2026

Pelisteri zbardhet nga bora në kulmin e verës

24 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në Gostivar ekziston rreziku i shfaqjes së hepatitit A, paralajmëron Komisioni për Sëmundje Infektive

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pasi në Gostivar u shpall epidemi e infeksioneve intestinale për shkak të ndotjes së ujit nga ujësjellësi i qytetit, ekziston mundësia e paraqitjes edhe të hepatitit A si pasojë e situatës, paralajmërojnë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Nga Komisioni thonë se po e monitorojnë me kujdes situatën epidemiologjike në Gostivar dhe gjendjen shëndetësore të pacientëve që ditët e fundit kërkuan ndihmë në spitalet për shkak të problemeve me stomakun. Ata theksojnë se në rrethanat aktuale nuk ka vend për vetëkënaqësi, as te qytetarët e Gostivarit dhe as te autoritetet shëndetësore.

– Si Komision kemi alarmuar me kohë që sistemi shëndetësor të mos relaksohet, pasi përveç shkaktarëve të infeksioneve intestinale është e mundur të kemi edhe raste të hepatitit A, por edhe të hepatitit E. Për këtë janë njoftuar me kohë Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore në vend – deklaroi infektologia dhe anëtarja e Komisionit, dr. Zhaklina Shopova.

Sipas saj, mund të ketë shumë shkaktarë të sëmundjes dhe një situatë e tillë nuk është e pazakontë gjatë epidemive të këtij lloji, kur në organizëm mund të gjenden viruse dhe baktere të ndryshme për shkak të përzierjes së ujit të pastër me ujë të kontaminuar. Megjithatë, ajo shton se nuk do të mund të përcaktohet kurrë me saktësi se cili ka qenë shkaktari që e ka sëmurë secilin pacient.

Dr. Shopova thekson se shkaktarët konkretë në këtë rast janë analizuar me metodat më të avancuara laboratorike që përdoren në mbarë botën.

– Standardi i artë për identifikimin e baktereve është koprokultura. Siç jeni informuar nga ministri dhe institucionet e tjera relevante, rezultatet e koprokulturave deri më tani kanë rezultuar negative te të gjithë pacientët. Çfarë do të thotë kjo? Kemi prani si të baktereve, ashtu edhe të viruseve, por cili është shkaktari kryesor? Deri më sot askush në botë nuk ka mundur ta përcaktojë këtë në epidemi të tilla të shkaktuara nga uji, prandaj mos prisni që këtë përgjigje ta kemi tani – shtoi ajo. përcjell Zhurnal.mk .

Lexuar: 63

Lajme te ngjashme

BDI-ja, VLEN-it: Nëse jeni “tmerrësisht të dobët”, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri?

Transportonte emigrantë me targa të një automjeti tjetër dhe pa patentë shoferi, arrestohet

Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar me mbi dy kilogramë marihuanë (Foto)

LSDM: Çdo “masë” e Mickoskit është një goditje e re për xhepin e qytetarëve

Ligjet për arsimin e lartë do të presin shtatorin, BDI e pezulloi bllokadën por jo kushtet

LAMM: Për dalje nga vendi, në “Bogorodicë” pritet rreth 2 orë

Lajmet e fundit

BDI-ja, VLEN-it: Nëse jeni “tmerrësisht të dobët”, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri?

25 Korrik, 2026

Transportonte emigrantë me targa të një automjeti tjetër dhe pa patentë shoferi, arrestohet

25 Korrik, 2026

Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar me mbi dy kilogramë marihuanë (Foto)

25 Korrik, 2026

LSDM: Çdo “masë” e Mickoskit është një goditje e re për xhepin e qytetarëve

25 Korrik, 2026

Ligjet për arsimin e lartë do të presin shtatorin, BDI e pezulloi bllokadën por jo kushtet

25 Korrik, 2026

Në Gostivar ekziston rreziku i shfaqjes së hepatitit A, paralajmëron Komisioni për Sëmundje Infektive

25 Korrik, 2026

LAMM: Për dalje nga vendi, në “Bogorodicë” pritet rreth 2 orë

25 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.