Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

25 Korrik, 2026

Gruaja nga Kumanova lajmërohet në polici:Një mashtrues më mori 9.000 euro me premtim të rrejshëm

25 Korrik, 2026

Një rrugë në Çair mori emrin Avni Mula, babait të sopranos botërore, Inva Mula

25 Korrik, 2026

Vjedhje në Shkup që kap vlerë rekorde 5 milionë euro (Video)

25 Korrik, 2026

Stërgjyshërit e Lionel Messit ishin arbëreshë, thotë historiani i njohur (VIDEO)

25 Korrik, 2026

VLEN vazhdon shpërndarjen e ujit të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

25 Korrik, 2026

Shtetas amerikan gjendet i vdekur në hotel në Shkup

25 Korrik, 2026

Mërgimtarë, mos e lini Luginën vetëm! Bizneset e Preshevës e Bujanocit kanë nevojë për ju!

25 Korrik, 2026

Një vajzë dhe një djalë i mitur nga Maqedonia e Veriut u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin

25 Korrik, 2026

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

25 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 26 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rasti i parë u regjistrua pikërisht në Kumanovë, ndërsa sëmundja në ndërkohë u shfaq edhe në rajone të tjera. Veterinerët paralajmërojnë për një kërcënim serioz ndaj fondit blegtoral dhe kërkojnë respektim të rreptë të masave.

Mbi 1.500 dele nga rajoni i Kumanovës janë shkatërruar deri tani për shkak të shfaqjes së lijes te ripërtypësit e vegjël. Sëmundja përbën një kërcënim serioz për fondin blegtoral, ndërsa dëmet për blegtorët dhe ekonominë janë të konsiderueshme. Rasti i parë i sëmundjes në vend u regjistrua në fund të janarit pikërisht në Kumanovë. Që atëherë, sëmundja vazhdoi të përhapet dhe ekipe veterinare ndërhynë në Mlado Nagoriçane, si dhe në Sopot.

Për momentin nuk ka vatra të reja të regjistruara në rajonin e Kumanovës, por specialistët paralajmërojnë se rreziku i përhapjes së mëtejshme mbetet i lartë dhe apelojnë që masat mbrojtëse të respektohen me përpikëri.

„Simptomat e para të sëmundjes janë temperaturë e lartë, dobësi dhe humbje e oreksit, nyje limfatike të fryra te kafshët, rrjedhje nga hunda, goja dhe sytë, si dhe vështirësi në frymëmarrje. Në formën e përgjithësuar, kafsha shkon drejt vdekjes së sigurt. Vdekshmëria është e lartë, ndërsa te qengjat arrin 70 deri në 80 për qind“, deklaroi Zoran Peshevski nga Stacioni Veterinar i Kumanovës.

Vatrat e reja në ndërkohë janë regjistruar edhe në Maqedonska Kamenicë, Dellçevë dhe në rajonin e Sveti Nikollës.

Veterinerët apelojnë për kontroll të rreptë të lëvizjes së kafshëve, karantinë të detyrueshme 21-ditore për delet e blera rishtazi dhe zbatim të plotë të masave të biosigurisë.

Sipas veterinerit Peshevski, rreziku i përhapjes ekziston edhe përmes pajisjeve dhe personave që punojnë me delet, nëse nuk zbatohen masa të duhura dezinfektimi. Megjithatë, si rrezikun më të madh për transmetim ai thekson infeksionin e drejtpërdrejtë në kontakt mes kafshëve, si dhe tregtinë e paligjshme me dele.

Nëse numri i vatrave vazhdon të rritet, përveç masave të deritanishme, veterinerët rekomandojnë që të shqyrtohet mundësia e futjes së vaksinimit rajonal.

Pas shfaqjes së sëmundjes, tregjet e bagëtive për dele dhe dhi janë mbyllur, ndërsa në fermave ku është konfirmuar infeksioni është vendosur ndalim i ripopullimit me kafshë për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Lexuar: 39

Lajme te ngjashme

Gruaja nga Kumanova lajmërohet në polici:Një mashtrues më mori 9.000 euro me premtim të rrejshëm

Një rrugë në Çair mori emrin Avni Mula, babait të sopranos botërore, Inva Mula

Vjedhje në Shkup që kap vlerë rekorde 5 milionë euro (Video)

VLEN vazhdon shpërndarjen e ujit të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

Shtetas amerikan gjendet i vdekur në hotel në Shkup

Një vajzë dhe një djalë i mitur nga Maqedonia e Veriut u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin

Lajmet e fundit

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

25 Korrik, 2026

Gruaja nga Kumanova lajmërohet në polici:Një mashtrues më mori 9.000 euro me premtim të rrejshëm

25 Korrik, 2026

Një rrugë në Çair mori emrin Avni Mula, babait të sopranos botërore, Inva Mula

25 Korrik, 2026

Vjedhje në Shkup që kap vlerë rekorde 5 milionë euro (Video)

25 Korrik, 2026

Stërgjyshërit e Lionel Messit ishin arbëreshë, thotë historiani i njohur (VIDEO)

25 Korrik, 2026

VLEN vazhdon shpërndarjen e ujit të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

25 Korrik, 2026

Shtetas amerikan gjendet i vdekur në hotel në Shkup

25 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.