Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BDI-ja, VLEN-it: Nëse jeni “tmerrësisht të dobët”, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri?

25 Korrik, 2026

Transportonte emigrantë me targa të një automjeti tjetër dhe pa patentë shoferi, arrestohet

25 Korrik, 2026

Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar me mbi dy kilogramë marihuanë (Foto)

25 Korrik, 2026

LSDM: Çdo “masë” e Mickoskit është një goditje e re për xhepin e qytetarëve

25 Korrik, 2026

Ligjet për arsimin e lartë do të presin shtatorin, BDI e pezulloi bllokadën por jo kushtet

25 Korrik, 2026

Në Gostivar ekziston rreziku i shfaqjes së hepatitit A, paralajmëron Komisioni për Sëmundje Infektive

25 Korrik, 2026

LAMM: Për dalje nga vendi, në “Bogorodicë” pritet rreth 2 orë

25 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25 Korrik, 2026

Haradinaj: Pranoj të jem kandidat i opozitës për president

24 Korrik, 2026

Pelisteri zbardhet nga bora në kulmin e verës

24 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI-ja, VLEN-it: Nëse jeni “tmerrësisht të dobët”, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me kritika të ashpra ndaj drejtuesve të koalicionit VLEN, duke kërkuar përgjigje pas deklaratës së udhëheqësit të VLEN-it, Bekim Qoku, se në Qeveri janë “tmerrësisht të dobët”.

Në një komunikatë për media, BDI vlerëson se kjo deklaratë përbën një pranim publik të dështimit politik dhe ngre pyetjen pse përfaqësuesit e VLEN-it vazhdojnë të jenë pjesë e ekzekutivit nëse, sipas tyre, nuk kanë fuqi të ndikojnë në vendimmarrje.

“Ky është pranim publik i dështimit politik. E ardhmja e shqiptarëve, përfaqësimi i tyre në shtet dhe mbrojtja e interesit kombëtar nuk mund të mbeten peng i dobësisë suaj”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI pyet publikisht drejtuesit e VLEN-it pse, sipas saj, heshtin për çështje që lidhen me gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucione dhe emërimet në pozitat drejtuese.

BDI thekson se pjesëmarrja në Qeveri duhet të shërbejë për të ushtruar ndikim dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve, duke shtuar se nëse VLEN nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë duhet të largohet nga pushteti.

Në fund të reagimit, BDI u drejton disa pyetje drejtuesve të VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, duke kërkuar të sqarojnë nëse kanë “ndonjë vijë të kuqe” që do t’i detyronte të largoheshin nga Qeveria, apo nëse, sipas BDI-së, “posti është e vetmja vijë e kuqe që nuk guxojnë ta kalojnë”.

BDI përfundon duke pyetur se “sa gjatë do ta mbajnë të ardhmen e shqiptarëve peng të dobësisë së tyre” dhe kur do të largohen nga Qeveria. përcjell Zhurnal.mk .

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Transportonte emigrantë me targa të një automjeti tjetër dhe pa patentë shoferi, arrestohet

Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar me mbi dy kilogramë marihuanë (Foto)

LSDM: Çdo “masë” e Mickoskit është një goditje e re për xhepin e qytetarëve

Ligjet për arsimin e lartë do të presin shtatorin, BDI e pezulloi bllokadën por jo kushtet

Në Gostivar ekziston rreziku i shfaqjes së hepatitit A, paralajmëron Komisioni për Sëmundje Infektive

LAMM: Për dalje nga vendi, në “Bogorodicë” pritet rreth 2 orë

Lajmet e fundit

BDI-ja, VLEN-it: Nëse jeni “tmerrësisht të dobët”, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri?

25 Korrik, 2026

Transportonte emigrantë me targa të një automjeti tjetër dhe pa patentë shoferi, arrestohet

25 Korrik, 2026

Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar me mbi dy kilogramë marihuanë (Foto)

25 Korrik, 2026

LSDM: Çdo “masë” e Mickoskit është një goditje e re për xhepin e qytetarëve

25 Korrik, 2026

Ligjet për arsimin e lartë do të presin shtatorin, BDI e pezulloi bllokadën por jo kushtet

25 Korrik, 2026

Në Gostivar ekziston rreziku i shfaqjes së hepatitit A, paralajmëron Komisioni për Sëmundje Infektive

25 Korrik, 2026

LAMM: Për dalje nga vendi, në “Bogorodicë” pritet rreth 2 orë

25 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.