Të nderuar ,
Edhe njëherë ju bëjmë apel dhe lutje
që të mos kyçni ilegalisht reflektorë në ndriçimin publik.
Para disa muajsh i larguam të gjithë reflektorët e vendosur pa leje dhe, edhe pse kishte bazë ligjore për dënime, zgjodhëm mirëkuptimin dhe vetëm ju paralajmëruam.
Fatkeqësisht, disa kanë filluar përsëri me kyçje të paligjshme. Prandaj, ata që i kanë vendosur, le t’i largojnë sa më parë, ndërsa të tjerët të mos e përsërisin këtë veprim.

