Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Qytetarët që u goditën nga moti i ligë do të kompensohen, zotohet Mickovski

23 Korrik, 2026

Arseni vazhdon ta helmojë Llojanin, koncesioneri ende vetëm në letër

23 Korrik, 2026

Çiftit nga Maqedonia me vendbanim në Belgjikë, i sekuestrohet ar në vlerë të 21,000 eurove

23 Korrik, 2026

Tragjedi në Kërçovë, i riu ndërroi jetë pasi banesa e tij u kaplua nga zjarri

23 Korrik, 2026

Mexhiti: Prej sot fillon edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar “Çarshija” nën drejtimin e Inva Mulës dhe Dëshira Ahmetit

23 Korrik, 2026

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

23 Korrik, 2026

VLEN: Ku u avulluan 7 milionë eurot e Zvicrës për ujin e Gostivarit?

23 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

23 Korrik, 2026

Komuna e Çairit dërgon ndihmë me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

22 Korrik, 2026

Pas Bullgarisë, Greqia ofron shtetësi për qytetarët nga Maqedonia e Veriut me origjinë greke

22 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 23 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mexhiti: Prej sot fillon edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar “Çarshija” nën drejtimin e Inva Mulës dhe Dëshira Ahmetit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga sot deri më 26 korrik, do të mbahet edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar muzikor “Çarshija”, i cili synon të shndërrohet në traditë të re kulturore për Çairin dhe Shkupin.

Festivali, nën drejtimin artistik të Inva Mulës dhe Deshira Ahmetit, sjell program me muzikë klasike, opera, flamenko dhe zhanre të tjera që ndërthurin traditën me interpretimin bashkëkohor.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në konferencën e mëngjesit njoftoi se ngjarjet do të zhvillohen në Suli Han dhe Kurshumli Han.

Duke folur për rëndësinë e manifestimit, Mexhiti theksoi:

” “

“Çairi e pasuron kalendarin e vet kulturor me një ngjarje të re të rëndësishme. Nga sot deri më 26 korrik do të mbahet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar Muzikor ‘Çarshija’, një iniciativë që synojmë ta kthejmë në traditë vjetore dhe ta zhvillojmë në një nga manifestimet më të rëndësishme kulturore të qytetit. Festivali do të mbahet në Suli Han dhe Kurshumli Han, dy monumente të trashëgimisë sonë kulturore, të cilat për katër netë do të jenë mikpritëse të artistëve të njohur vendas dhe ndërkombëtarë.”

Ai shtoi se zgjedhja e këtyre hapësirave historike ka simbolikë të veçantë:

“Çarshia e Vjetër ka qenë gjithmonë vend takimi kulturash, njerëzish dhe historish. Prandaj besojmë se është hapësira ideale ku arti mund të marrë rol më të rëndësishëm në jetën publike dhe të krijojë lidhje natyrale mes trashëgimisë sonë dhe krijimtarisë bashkëkohore.”

Mexhiti theksoi se investimi në kulturë është thelbësor për zhvillimin e komunitetit lokal:

“Përmes këtyre projekteve krijojmë mundësi për artistët, u ofrojmë qytetarëve përmbajtje cilësore kulturore dhe njëkohësisht promovojmë identitetin kulturor e historik të Çairit dhe Shkupit. Synimi ynë është që festivali të zhvillohet në një platformë të qëndrueshme që çdo vit rritet në cilësi dhe përmbajtje, të tërheqë artistë e vizitorë nga rajoni dhe më gjerë, duke pasuruar ofertën kulturore të Shkupit.”

Në prezantimin zyrtar të festivalit morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, si dhe artistet e operës Inva Mula dhe Deshira Ahmeti.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Qytetarët që u goditën nga moti i ligë do të kompensohen, zotohet Mickovski

Arseni vazhdon ta helmojë Llojanin, koncesioneri ende vetëm në letër

Çiftit nga Maqedonia me vendbanim në Belgjikë, i sekuestrohet ar në vlerë të 21,000 eurove

Tragjedi në Kërçovë, i riu ndërroi jetë pasi banesa e tij u kaplua nga zjarri

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

VLEN: Ku u avulluan 7 milionë eurot e Zvicrës për ujin e Gostivarit?

Lajmet e fundit

Qytetarët që u goditën nga moti i ligë do të kompensohen, zotohet Mickovski

23 Korrik, 2026

Arseni vazhdon ta helmojë Llojanin, koncesioneri ende vetëm në letër

23 Korrik, 2026

Çiftit nga Maqedonia me vendbanim në Belgjikë, i sekuestrohet ar në vlerë të 21,000 eurove

23 Korrik, 2026

Tragjedi në Kërçovë, i riu ndërroi jetë pasi banesa e tij u kaplua nga zjarri

23 Korrik, 2026

Mexhiti: Prej sot fillon edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar “Çarshija” nën drejtimin e Inva Mulës dhe Dëshira Ahmetit

23 Korrik, 2026

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

23 Korrik, 2026

VLEN: Ku u avulluan 7 milionë eurot e Zvicrës për ujin e Gostivarit?

23 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.