Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11 Gusht, 2026

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

11 Gusht, 2026

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

11 Gusht, 2026

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

11 Gusht, 2026

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

11 Gusht, 2026

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

11 Gusht, 2026

Zjarre aktive ka pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, deponia e qytetit të Delçevës është nën kontroll

11 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

11 Gusht, 2026

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit reagime në Prishtinë, Tiranë e Ukrainë

11 Gusht, 2026

Me look të ri, Melinda mezi njihet!

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 11 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Berisha: Nëse dënohen çlirimtarët, ata që e kanë votuar “Specialen” është mirë të largohen “nja një muaj nga Kosova!”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Korrik, 2026Updated:17 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjell verdikti i Gjykatës Speciale në raport me ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk do të ketë qetësi në rast se dënohen ish-krerët e UÇK-së.

Hasani në Dpt te Fidani ka thënë se pritshmëritë e tij janë se ata do të lirohen më 16 shtator, por se nëse nuk ndodhë kjo, “do të kallet Kosova”.

“Pritshmëritë e mia janë: lirimi i tyre më 16 shtator. Ata duhet të lirohen. Në të kundërtën, në Kosovë nuk ka qetësi, as s’ka me pasë qetësi. Nuk lejohet asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohet”, është shprehur ai.

” “

Sipas tij, pasojat e një vendimi të tillë do të jenë të mëdha.

“Nuk ka me pasë qetësi. Le ta dinë edhe ndërkombëtarët, le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të lejohet që lufta të kriminalizohet.

“Na cenohet liria jonë, shteti ynë, lufta jonë, gjaku i dëshmorëve, dëshmorët, të gjithëve na cenohen me vendimin negativ që merret atje. Prandaj, të dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dënohet shteti i Kosovës”, ka thënë ai.

Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se vertidiktin e tyre përfundimtarë ndaj ish-krerëve të UÇK-së do t’i shqiptojnë në shtator.

Analisti i njohur nga Shkupi thotë se në prapavijë të prononcimit të ish deputetit të PDK-së vërehet një tendencë për të nxitur protesta dhe kaos në Kosovë me shpresë se në atë mënyrë do të realizojnë ëndërrën për t’u kthyer në pushtet.

“Është e qartë se këtë ëndërr nuk po mund ta realizojnë në mënyrë dekokratike me zgjedhje, sepse populli i Kosovës i ka lexuar”, vlerëson Berisha, duke shtuar se ata që e kanë votuar “Specialen” po mundohen në këtë mënyrë ta heqin fajin nga vetvetja dhe të ja hedhin tjetër kujt, por se nuk do kenë sukses në këto “përpjekje amatoreske”

Ai madje paralajmëron këta seështë mirë të brengosen pak më tepër për vetveten, sepse fati i Kosovës është i sigurt.

“Liria e Kosovës është fituar me shumë sakrifica dhe askush nuk mund t’i nxit qytetarët të kallin vendlindjen e tyre. Unë do të jepja një këshillë tjetër, e kjo është se do të ishte mirë që në rast se dënohen çlirimtarët, ata që e kanë votuar specialen së paku një muaj të largohen nga Kosova. Supozoj e dinë vetë ata pse do të ishte mirë të veprojnë kështu”, porosit Berisha.

Ndryshe edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se pas dy muajsh, Gjykata Speciale në Hagë do të marrë vendimin e saj, i cili mund të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo gjykatë prej gati gjashtë vjetësh po u shërben interesave të Serbisë.

“Kjo gjykatë njëetnike po vendos për fatin e shtetit tonë shumetnik dhe, me vendimin e saj, mund t’i rrënojë edhe themelet e shumetnicitetit mbi të cilin është ndërtuar Kosova”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Gucati është shprehur se në Hagë po gjykohen ata që, sipas tij, organizuan rezistencën e popullit shqiptar.

“Po gjykohen ata që, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, sollën intervenimin e NATO-s dhe koordinuan bombardimin e caqeve serbe. Po gjykohen ata që e shpallën Kosovën shtet të pavarur, shumetnik dhe demokratik”, ka vlerësuar ai, duke shtuar se kjo gjykatë është politike.

“Kjo gjykatë është politike. Edhe vendimi i saj do të jetë politik. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat e këtij vendimi. Më 16 shtator, veteranët e UÇK-së, së bashku me çdo shqiptar, do ta presin këtë vendim të bashkuar, në Hagë dhe në çdo qytet të Kosovës”, ka theksuar Gucati.

Lexuar: 231

Lajme te ngjashme

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit reagime në Prishtinë, Tiranë e Ukrainë

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

A mundet Serbia ta devijojë rrjedhën e lumit Ibër? Flet eksperti i ujërave

“Nuk e njohim Kosovën”, mediat ukrainase “gozhdojnë” Zelenskin

Lajmet e fundit

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11 Gusht, 2026

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

11 Gusht, 2026

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

11 Gusht, 2026

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

11 Gusht, 2026

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

11 Gusht, 2026

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

11 Gusht, 2026

Zjarre aktive ka pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, deponia e qytetit të Delçevës është nën kontroll

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.