Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Takim Sali-Varnes: Mbetemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA!

17 Korrik, 2026

Berisha: Nëse dënohen çlirimtarët, ata që e kanë votuar “Specialen” është mirë të largohen “nja një muaj nga Kosova!”

17 Korrik, 2026

Sot në ditë të xhuma, u promovua një hafize e re në Shkup

17 Korrik, 2026

Kumanovë: Tentoi ta therrë vëllain me thikë, arrestohet nga policia

17 Korrik, 2026

Privohen nga liria dy shtetase të Maqedonisë në Mal të Zi, u paraqitën si blerëse dhe më pas vodhën bizhuteri ari

17 Korrik, 2026

BDI me reagim të fuqishëm opozitar kundër VLEN-it

17 Korrik, 2026

Daut Beqiri mirëpriti në komunë përfaqësuesit e Shoqatës “Breza” në Turqi

17 Korrik, 2026

Ministrja serbe refuzon t’u kërkojë falje shqiptarëve: ‘I kërkoj falje vetëm Vuçiqit!’

17 Korrik, 2026

Zgjerimi i BE-së, tetë shtete anëtare e nënshkruan non-paper-in e ri

17 Korrik, 2026

Dogana jep detaje rreth kapjes së shtetasit të Kosovës, që iku nga pika kufitare “Bllacë”

17 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 17 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në vend të dënimit, ministri Demo Berisha arsyeton deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri serb për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, deklaroi se qëndrimi i ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, nuk përfaqëson politikën zyrtare të Serbisë, e cila sipas tij dënon qartë çdo formë të spastrimit etnik dhe angazhohet për paqe, dialog dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Berisha tha se deklarata e Paunoviqit duhet parë në kontekst, duke theksuar se ajo ka folur nga përvoja e saj personale, pasi pretendon se edhe vetë ka qenë viktimë e spastrimit etnik.

“E kuptoj që deklarata e saj ka shkaktuar reagime në opinion, por është e rëndësishme të merren parasysh rrethanat në të cilat është dhënë. Ajo shpreh një përvojë të dhimbshme familjare dhe jo qëndrimin zyrtar të Republikës së Serbisë”, thuhet në reagimin e Berishës.

Ai theksoi se politika e Serbisë bazohet në paqe, dialog, respekt të ndërsjellë dhe mbrojtje të të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie kombëtare apo fetare.

“Sërbia dënon vazhdimisht çdo formë të spastrimit etnik, përndjekjes, diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes. Në të njëjtën kohë, nuk duhet të mbyllim sytë para faktit se serbët në Kosovë, sipas tij, prej vitesh janë të ekspozuar ndaj presioneve dhe cenimit të të drejtave themelore të njeriut”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se ministria që drejton do të vazhdojë të punojë për forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe dialogut shoqëror, duke vlerësuar se respekti i ndërsjellë, komunikimi i përgjegjshëm dhe dinjiteti njerëzor janë vlera mbi të cilat Serbia synon të ndërtojë të ardhmen.

Kujtojmë se ministrja Snezhana Paunoviq, në një intervistë për Kurir, deklaroi se “në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”, deklaratë që ka shkaktuar reagime dhe dënime të shumta.

Lexuar: 42

Lajme te ngjashme

Berisha: Nëse dënohen çlirimtarët, ata që e kanë votuar “Specialen” është mirë të largohen “nja një muaj nga Kosova!”

Ministrja serbe refuzon t’u kërkojë falje shqiptarëve: ‘I kërkoj falje vetëm Vuçiqit!’

Presheva në zi, humbi jetën djaloshi 24 vjeçar

Ministrja serbe refuzon t’u kërkojë falje shqiptarëve: ‘I kërkoj falje vetëm Vuçiqit!’

VJEHRRA ME 5 REJA DHUROJNË NGA NJË LIRË PËR NDËRTIMIN E XHAMISË

Çedomir Jovanoviq i kërkon falje shqiptarëve për deklaratën gjenocidale të ministres së Vuçiqit

Lajmet e fundit

Takim Sali-Varnes: Mbetemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA!

17 Korrik, 2026

Berisha: Nëse dënohen çlirimtarët, ata që e kanë votuar “Specialen” është mirë të largohen “nja një muaj nga Kosova!”

17 Korrik, 2026

Sot në ditë të xhuma, u promovua një hafize e re në Shkup

17 Korrik, 2026

Kumanovë: Tentoi ta therrë vëllain me thikë, arrestohet nga policia

17 Korrik, 2026

Privohen nga liria dy shtetase të Maqedonisë në Mal të Zi, u paraqitën si blerëse dhe më pas vodhën bizhuteri ari

17 Korrik, 2026

BDI me reagim të fuqishëm opozitar kundër VLEN-it

17 Korrik, 2026

Daut Beqiri mirëpriti në komunë përfaqësuesit e Shoqatës “Breza” në Turqi

17 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.