Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Sveçla shpall non grata ministren serbe, i ndalohet hyrja në Kosovë

14 Korrik, 2026

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

14 Korrik, 2026

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

14 Korrik, 2026

Moment diskutabil, a e preku Yamal topin me dorë para penalltisë?

14 Korrik, 2026

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

14 Korrik, 2026

Agon Ferati zyrtarisht në krye të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

14 Korrik, 2026

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

14 Korrik, 2026

Lamine Yamal para ndeshjes me Francën: Jam i sigurt se do të jetë një ditë e veçantë

14 Korrik, 2026

Jeton Shasivari merr detyrën si ministër i Drejtësisë, premton reforma dhe forcim të sundimit të ligjit

14 Korrik, 2026

ASH: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Kuvend, Stoilkoviq duhet të përgjigjet për gjuhën e tij denigruese ndaj një gruaje

14 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 14 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

ASH: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Kuvend, Stoilkoviq duhet të përgjigjet për gjuhën e tij denigruese ndaj një gruaje

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Aleanca për Shqiptarët ka dënuar sulmin verbal të ministrit të Pushtetit Lokal, Ivan Stoillkoviq mbrëmë në Kuvendin e RMV-së.

Nga ASH thonë se kur një përfaqësues publik arrin deri në konfrontime verbale me fjalë përçmuese dhe denigruese sidomos ndaj një gruaje, kjo tregon qartë mungesë respekti jo vetëm ndaj kolegëve, por edhe ndaj institucionit që përfaqëson dhe institucionit më të lartë ligjvënës në vend

“Kjo sjellje dhe kjo gjuhë urrejtjeje nuk mund të kalojnë pa pasoja duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Prandaj, u bëjmë thirrje organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë, që të veprojnë sa më parë, në përputhje me ligjin. Fakti që kësaj radhe objekt i sulmeve verbale ishte një grua e bën ngjarjen edhe më shqetësuese. Asnjë grua nuk duhet të përballet me gjuhë denigruese apo poshtëruese për shkak të angazhimit të saj politik. Respekti për dinjitetin e grave nuk duhet të varet nga bindjet politike, por të jetë një parim i panegociueshëm”.

“Demokracia nuk ndërtohet me ofendime dhe kërcënime, por me kulturë dialogu dhe respekt të ndërsjellë. Kur fjalori fyes zë vendin e argumenteve, dëmtohet seriozisht klima politike dhe dërgohet një mesazh i gabuar për çdo grua që dëshiron të kontribuojë në jetën publike. Retorika dhe sjellja e Stoilkoviqit krijojnë përshtypjen e një politikani që vepron me bindjen se nuk do të përballet me pasoja. Pikërisht kjo ndjenjë paprekshmërie është ajo që ushqen arrogancën dhe e bën të përsërisë të njëjtën sjellje”.

“Institucionet dhe Qeveria kanë detyrimin të reagojnë qartë dhe pa asnjë hezitim ndaj çdo forme të fyerjes dhe gjuhës së urrejtjes. Heshtja ose relativizimi i rasteve të tilla nuk ndihmojnë në mbrojtjen e demokracisë, por krijojnë përshtypjen se sjellje të tilla tolerohen.Qëndrimi ndaj çdo sulmi verbal apo poshtërimi të grave duhet të jetë i njëjtë, pavarësisht se kujt force politike i përkasin ato apo autori i sulmit. Respekti, barazia dhe dinjiteti nuk janë çështje partiake, por vlera themelore që duhet të mbrohen gjithmonë”, thonë nga ASH.

Lexuar: 66

Lajme te ngjashme

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Agon Ferati zyrtarisht në krye të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Jeton Shasivari merr detyrën si ministër i Drejtësisë, premton reforma dhe forcim të sundimit të ligjit

VLEN: Me gjashtë ministri në Qeveri, vazhdon misioni për shqiptarët dhe reformat

Lajmet e fundit

Sveçla shpall non grata ministren serbe, i ndalohet hyrja në Kosovë

14 Korrik, 2026

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

14 Korrik, 2026

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

14 Korrik, 2026

Moment diskutabil, a e preku Yamal topin me dorë para penalltisë?

14 Korrik, 2026

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

14 Korrik, 2026

Agon Ferati zyrtarisht në krye të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

14 Korrik, 2026

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

14 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.