Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

24 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, takim me drejtuesit e KF “Vllaznimi” nga Orizarja

24 Gusht, 2026

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

24 Gusht, 2026

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

24 Gusht, 2026

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

24 Gusht, 2026

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

24 Gusht, 2026

Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord

24 Gusht, 2026

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

24 Gusht, 2026

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

24 Gusht, 2026

Nuk është e vërtetë që ata që vaksinohen kundër Covid janë “transmetues të rrjetit 5G”

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Eurodeputetët në krah të jurisprudencës në shqip, Mevlan Ademi: Brukseli dha mesazh të qartë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Njëri nga iniciatorët e kërkesës për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Evropian lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Përmes një reagimi publik, Ademi falënderoi eurodeputetët dhe miqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Bruksel për mbështetjen e tyre në mbrojtje të ligjit dhe të drejtave gjuhësore.

“Faleminderit eurodeputetëve dhe miqve tanë në Bruksel për mbështetjen e tyre në mbrojtje të ligjit dhe të gjuhës shqipe. Parlamenti Evropian u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj”, shkroi Ademi.

Sipas tij, thirrja e Parlamentit Evropian drejtuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore përbën një mesazh të qartë në mbështetje të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj.

Në reagim theksohet gjithashtu se Parlamenti Evropian ka kërkuar që protestat studentore të mos paraqiten padrejtësisht si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues, duke vlerësuar se kërkesat e studentëve lidhen me respektimin e të drejtave të garantuara me ligj.

“Gjithashtu, kërkohet që protestat studentore të mos paraqiten në mënyrë të padrejtë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues”, shkruan Ademi.

Ademi vlerësoi se ky qëndrim përfaqëson një mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe për respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në institucionet e shtetit.

Kujtojmë se Parlamenti Evropian ka miratuar një amendament që i bën thirrje institucioneve të BE-së të zgjidhin problemet e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës. Ky vendim ka ardhur pasi studentë dhe akademikë shqiptar treguan vështirësitë në arsimimin ligjor në gjuhën amtare.

“…ligji është plotësisht në përputhje me mendimin e Komisionit të Venedikut dhe standardet e BE-së; u kërkon autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që ta zgjidhin shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i portretizojnë protestat studentore në mënyrë të pandershme si të motivuara politikisht ose si një faktor destabilizues”, thuhet në amendament.

Kujtojmë se, çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe për të cilën Portalb alarmoi që në nëntor 2024, bëri bujë që nga janari i këtij viti, pasi rreth 400 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj.  

Propozim-ligj i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, e njëjta u hoq nga agjenda e Kuvendit dhe s’u përmend fare nga qeveria aktuale. Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, nga atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur ministër shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare. Studentët deri më tani kanë protestuar dy herë për problemin e provimit të jurisprudencës dhe moszbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. 

Lexuar: 29

Lajme te ngjashme

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Lajmet e fundit

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

24 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, takim me drejtuesit e KF “Vllaznimi” nga Orizarja

24 Gusht, 2026

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

24 Gusht, 2026

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

24 Gusht, 2026

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

24 Gusht, 2026

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

24 Gusht, 2026

Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.