Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Borxhliu sulmohet dhe kërcënohet bashkë me familjen në Shkup, tre persona përfundojnë nën hetim

20 Gusht, 2026

Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut

20 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 Gusht, 2026

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

20 Gusht, 2026

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

20 Gusht, 2026

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

20 Gusht, 2026

A e ka në plan një shtatzëni të dytë? Nora habit me përgjigjen

20 Gusht, 2026

Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit

20 Gusht, 2026

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

20 Gusht, 2026

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjykata në Prishtinë e dënon Hysri Selimin me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Qershor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Screenshot
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar një burrë me gjashtë vjet burgim për akuzat se kishte spiunuar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, për më shumë se 15 vjet.

Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Leon Përlaska e shpalli Hysri Selimin fajtor për spiunazh gjatë një seance të hënën në mëngjes.

Selimi, i cili ka qenë i dënuar më parë në Kosovë për pjesëmarrje në organizata terroriste, nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë shpalljes së aktgjykimit, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai i ka mohuar akuzat për spiunazh dhe ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare në shtator 2025.

Selimi ngarkohej se kishte bashkëpunuar me BIA-n serbe nga nëntori i vitit 2009, e deri në kohën e arrestimit më 6 maj 2025.

Ai gjithashtu kishte “udhëtuar në Siri, duke iu bashkuar organizatës terroriste ISIS” në fund të vitit 2015.

Selimi ngarkohej se u kishte dërguar të dhëna zyrtarëve të BIA-së në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në Shtetin Islamik (IS), organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata.

“Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell të dhëna tjera të rëndësishme”, thuhet në aktakuzë.

Ai ishte paguar nga BIA serbe deri në 700 euro në muaj për bartjen e të dhënave, sipas aktakuzës.

Selimi u akuzua se përmes veprimeve të tij e rrezikoi dhe dëmtoi rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n serbe të krijojë një narrativë të dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Në prill, gjykata në Prishtinë e dënoi me gjashtë vjet burgim Jellena Gjukanoviqin, punonjësen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Gjukanoviq u dënua për bartjen e të dhënave tek BIA serbe, akuza të cilat i kishte mohuar.

Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.

Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.

Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare./REL

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë

Lajmet e fundit

Borxhliu sulmohet dhe kërcënohet bashkë me familjen në Shkup, tre persona përfundojnë nën hetim

20 Gusht, 2026

Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut

20 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 Gusht, 2026

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

20 Gusht, 2026

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

20 Gusht, 2026

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

20 Gusht, 2026

A e ka në plan një shtatzëni të dytë? Nora habit me përgjigjen

20 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.