Edhe këtë të enjte opozita dhe mazhoranca e mbyllën sërish me sherr seancën plenare. Për ekspertin zgjedhor Andon Kume, sjellja dhe reagimi i opozitës ishte gabim.
I ftuar në Vizion Plus në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, Kume tha se edhe sikur kërkesa e Taulant Ballës të kishet qenë provokim, opozita kishte mënyra të tjera për të reaguar dhe jo të shkonte në konflikkt verbal.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si të duket?
Kume: Motivet gjenden gjithmonë për të kaluar në sherr mes palëve. Edhe për mua është gabim qëndrimi në parlament. Edhe nëse ishte provokim, PD duhet të reagonte në mënyra të tjera, pa e çuar në konflikt verbal.
Borakaj: Ka mënyra të tjera.
Baçi: Ka, por duhet nivel.
Kume: Kemi kohë që parlamenti ka kaluar në tjetër nivel. Vjen nga reforma e 2008-ës, ku u zhvlerësua roli i Presidentit. Tani deputetët nuk janë produkt i karrierës së vet, janë produkt i kryetarit të partisë. Sot kë do kryetari i partisë vendoset në listë.

