Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Komuna e Çairit dërgon ndihmë me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

22 Korrik, 2026

Pas Bullgarisë, Greqia ofron shtetësi për qytetarët nga Maqedonia e Veriut me origjinë greke

22 Korrik, 2026

Shasivari priti studentët e UEJL-së që korrën sukses në garën mbarëshqiptare

22 Korrik, 2026

Eurodeputeti Fragkos: Shkupi është “shtet pa bazament historik, i ndërtuar në tokë të huaj”

22 Korrik, 2026

Edhe për sot pasdite parashihet mot me erëra të fuqishme dhe shi

22 Korrik, 2026

Mickoski për dëmet nga stuhia: Do të vlerësohen dhe do të kompensohen

22 Korrik, 2026

Sali: Reformat dhe integrimi evropian kërkojnë përgjegjësi dhe konsensus të përbashkët

22 Korrik, 2026

Qendra për Menaxhim me Kriza: Dëme në Shkup, Koçan, Shtip, Kumanovë e Strumicë

22 Korrik, 2026

E gjithë Zvicra flet për mësuesin shqiptar nga Kumanova, nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë”

22 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 23 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, Berisha: Vuçiç si Kim Jon Un, të lirohen menjëherë ose do protestojmë para ambasadës

TV NewsBy TV News25 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka reaguar ashpër pas arrestimit të katër shqiptarëve në Beograd, duke dënuar veprimin e autoriteteve serbe si një akt racizmi dhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të të rinjve, ndërsa i krahasoi veprimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me diktatorë si Kim Jong Un dhe udhëheqësit fetarë të Teheranit.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i PD-së paralajmëroi protesta para ambasadës së Beogradit në Tiranë nëse shtetasit shqiptarë nuk lirohen.

Berisha:  Dua të dënoj me forcën më të madhe arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd me urdhër të Aleksandër Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Të rinjtë shqiptarë janë arrestuar për fajin e vetëm se njëri prej tyre ka postuar në Facebook apo Instagram një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Dhe sipas organeve të Beogradit, ka thënë edhe fjalë të papërshtatshme për Serbinë. Ky akt i shëmtuar e barazon Aleksandër Vuçiçin me Kim Jong Un-in, me Ajatollahët e Teheranit dhe tregon një racizëm të papërmbajtur dhe urrejtje ndaj shqiptarëve.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar, të pashembullt dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të të rinjve shqiptarë. Sikundër, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcë këtë akt që tejkalon të gjitha limitet, që mund të ndodhë dhe njëherë vetëm në diktaturat më të zeza. Katër tifozët nuk kanë kryer asnjë akt përveçse kanë postuar në rrjetin e tyre social status me flamur dhe kanë thënë mendimet e tyre për Serbinë, të cilat sipas Vuçiçit qenkan të ndaluara në territorin e Serbisë të thuash një fjalë të keqe për Serbinë.

Kjo është unike në botë. Ky është turp! Ndaj dhe, kërkoj lirimin urgjent, përndryshe opozita do marrë hapat e veta të protestave të fuqishme para përfaqësisë së Beogradit në TIranë. Ata duhet të lirohen, menjëherë!

Ditën e sotme katër shtetas shqiptarë, A.S, 37 vjeç, E.V, 42 vjeç, E.G, 48 vjeç dje A.C, 21 vjeç u arrestuan nga policia në Serbi. Lajmi u konfirmua nga ministria e Punëve të Brendshme serbe.

Ata akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”. Sipas ministrisë së Brendshme serbe, një prej të ndaluarve kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një bluzë me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke udhëtuar me një automjet “Audi” së bashku me tre personat e tjerë. Të ndaluarve u është komunikuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dalin para Prokurorisë Publike në Beograd.

Lexuar: 4

Lajme te ngjashme

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

287 refuzime nuk e ndalën: Historia e Qëndresës që pushtoi politikën në Zvicër

Mehazi: Mali i Zi me 600 mijë banorë shtet i pavarur, ndërsa 600 mijë shqiptarë të jenë pakicë në Maqedoni

Tre kosovarë janë zhdukur në Shkup, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre! Shpërndajeni!

Drama para finales së Botërorit: Ish-kampioni i botës nuk lejohet të hyjë në SHBA, i kërkon ndihmë Trumpit

Lajmet e fundit

Komuna e Çairit dërgon ndihmë me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

22 Korrik, 2026

Pas Bullgarisë, Greqia ofron shtetësi për qytetarët nga Maqedonia e Veriut me origjinë greke

22 Korrik, 2026

Shasivari priti studentët e UEJL-së që korrën sukses në garën mbarëshqiptare

22 Korrik, 2026

Eurodeputeti Fragkos: Shkupi është “shtet pa bazament historik, i ndërtuar në tokë të huaj”

22 Korrik, 2026

Edhe për sot pasdite parashihet mot me erëra të fuqishme dhe shi

22 Korrik, 2026

Mickoski për dëmet nga stuhia: Do të vlerësohen dhe do të kompensohen

22 Korrik, 2026

Sali: Reformat dhe integrimi evropian kërkojnë përgjegjësi dhe konsensus të përbashkët

22 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.